A na bën më të vetmuar Facebook-u?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Facebook-u mund të ketë më shumë se një miliardë përdorues, por, me gjithë këtë numër të madh njerëzish “të lidhur”, sipas një studimi të fundit, ky rrjet shoqëror është i mbushur me zemra të vetmuara. Studiuesit analizuan një koleksion studimesh për të nxjerrë përfundimin se ekziston një lidhje me Facebookut dhe vetmisë. Studiuesit australianë nga Universiteti Çarls Stërt, në Nju Sauth Uells, kanë studiuar profilet e 608 përdorueseve femra të Facebook-ut. Sipas studiuesit, gjysma e tyre (308) ishin kategorizuar si “të lidhura” dhe pjesa tjetër, si “të vetmuara”, duke u bazuar në postimet e fundit që kishin bërë ato në faqen e tyre. Studiuesit pastaj monitoruan aspektet e profilit të tyre që ishin publike, për të parë nëse kishte ndonjë lidhje mes vetmisë dhe mbylljes në vetvete. Gjysma e atyre që e quanin veten të vetmuara, kishin futur më shumë informacione personale në faqen e tyre. Ato shkonin që nga statusi shoqëror e deri tek adresa dhe numri i telefonit. Një ndër tetë përdoruese të vetmuara, kishin vënë edhe librat dhe filmat e preferuar.

Janë bërë studime të shumta për të parë lidhjen mes Facebook-ut dhe vetmisë, apo nëse ndërveprimi me njerëz nëpërmjet internetit dëmton marrëdhëniet ballë për ballë, apo ua mundëson njerëzve të ndrojtur të lidhen virtualisht me të tjerët, në një mënyrë të cilën nuk do ta përdornin në jetën e përditshme. Kjo dukuri njihet edhe me emrin “paradoksi i internetit”. Studimi që rishikonte studimet e publikuara deri tani për këtë temë, doli në përfundimin se Facebook-u edhe e shkakton, edhe e lehtëson vetminë. Ekspertët zbuluan se, sa më i vetmuar të ishte dikush, aq më shumë kohë harxhonte në Facebook. Ekspertët thanë se kjo tregonte se Facebook-u nuk e reduktonte ndjesinë e izolimit të dikujt. Megjithatë, ata nuk zbuluan se Facebook-u shkaktonte vetmi. “Krahasuar me njerëzit jo të vetmuar, ata të vetmuar kalonin më shumë kohë në Facebook. Njerëzit e vetmuar që janë të ndrojtur, apo që kanë pak mbështetje shoqërore, mund të drejtohen te Facebook-u për të kompensuar mungesën e aftësive shoqërore dhe rrjetit shoqëror në jetën e përditshme”, është shkruar në studim. Me një fjalë, studimi arriti në përfundimin se “nuk është se Facebook-u i bën njerëzit të vetmuar, por janë këta të fundit që kalojnë më shumë kohë në internet”.

Krepa marokene

(baghir)

Përbërësit 2 filxhan me miell ermik 1 filxhan miell i bardhë 1 qeskë me maja të thatë Pak kripë 1 lugë e vogël sheqer 1 vezë Afro 2 gota ujë i vakët Përgatitja Përzihet majaja me pak ujë të vakët e sheqer dhe lihet 10 minuta, sa të veprojë. Pastaj përzihen të gjithë përbërsit sa të bëhet një lloj qulli i hollë dhe lihet gjysëm ore që të vijë. Më pas piqen në një tigan që nuk ngjit, si krepat (pa e lyer tiganin me vaj) vetëm nga njëra anë derisa ana e sipërme të jetë tharë dhe të dalë si hoje. Tigani nuk duhet të jetë i nxehtë, që të mos digjen. Lihen të ftohen në një pecetë të pastër, jo sipër njëratjetrës, po veç e veç. Në fund mund t’u hidhni një përzierje mjalti me gjalpë dhe t’i shoqëroni me çaj apo kafe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.