5. Split

Intervista - - TURIZËM -

Arkeologët mendojnë se qyteti i dytë për nga madhësia i Kroacisë e ka prejardhjen nga një koloni e lashtë greke, me emrin Aspalatho. Monumenti më i njohur i qytetit është pallati i Dioklecianit, një ndërtim monumental i shekullit III e. s, që u ndërtua si vendbanim i perandorit romak. Mbresëlënëse është edhe statuja e arqipeshkvit kroat, Grigori Nin, që jetoi këtu në shekullin X dhe njihet se futi gjuhën e vjetër kroate në shërbimet kishtare. Pas shëtitjes në qendrën historike të Splitit, shijoni një kafe duke parë kambanaret e katedrales së Shën Dujes, mbrojtësit të qytetit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.