6. Hamburgu

Intervista - - TURIZËM -

Hamburgu është një nga portet më të mëdhenj, të gjallë dhe të bukur të Evropës. Ai u votua si “Kryeqyteti i Gjelbër” i kontinentit të vjetër në vitin 2011. Ai është qyteti shembull i bashkërendimit të zhvillimit me ndërgjegjësimin ekologjik, me 4.5 milionë banorët e tij dhe industritë e rënda që ekzistojnë këtu. Fillojeni shëtitjen tuaj nga Rathaus, bashkia e madhe e qytetit. Ndërtesa emblematike e stilit neoklasik është simboli i Hamburgut. Bëni një shëtitje në Stadtpark, parku më i madh i qytetit. Kisha e Shën Mikaelit, që banorët e quajnë me përkëdhelje “Mikel”, të lë mbresa me stilin e saj barok dhe kullën e saj të madhe, që ishte një nga ndërtesat më të larta të botës deri në shekullin XIX. Mos lini pa vizituar edhe galerinë e artit Kunsthalle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.