Mund të kenë fëmijët probleme me stomakun?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Dr. Valdete, ju përshëndes! Kam frikë se djali 3 vjeç mund të ketë ndonjë infeksion të zorrëve, pasi ka barkqitje dy apo tri herë në ditë. Gjithashtu, nuk ka pothuajse fare oreks. Sa herë që e ushqej, pas pesë minutash, ka barkqitje. Pi shumë shpesh ujë dhe lëngje frutash. Ju lutem, më tregoni ku është problemi dhe si mund të përmirësohet gjendja shëndetësore e djalit tim? Mund të ketë probleme me stomakun, edhe pse është në një moshë kaq të vogël?

Dr. Valdete Malaj, gastrohepatologe: -

E nderuar zonjë, në lidhje me shqetësimin që na shkruani, nuk kemi shumë informacion që t’ju japim një përgjigje më të detajuar, pra, ju shkruani shumë pak. Duhet të na shkruani më gjatë në lidhje me problemin e djalit tuaj, se kur i ka filluar ky shqetësim, si është jashtëqitja etj. Unë për momentin mund t’ju them vetëm t’i bëni këto analiza: Feçe candita, feçe fibra elastike, feçe yndyrna, feçe parazit, gjak komplet me formulë dhe një eko barku. Diarreja mund të ketë shumë shkaqe; mund të jetë myk, sëmundje e tiroides etj., prandaj është e nevojshme t’ia bëni këto analiza dhe t’ia çoni më pas mjekut, për të mësuar shkakun e këtyre problemeve dhe për të marrë mjekimin e duhur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.