Adil Brahim Kaloshit, atdhetar, bamirës, dijetar...

Intervista - - POSTA -

E njoha Adil Kaloshin, djalin nga Bytyçi/ që jetën e tij e ka nisur nga “hiçi...” Trim edhe i zgjuar me plot shokë e miq/ lindur edhe rritur në fshatin Viliq... Shtëpia e parë në mes shumë oxhaqesh, për bujari dhe pajtim gjaqesh Që në rini, Adil Brahim Kaloshi/sytë nuk i ndante andej nga Vermoshi... Si djalë me diplomë dhe me shumë kulturë/ s’mundi ta duronte jetën nën diktaturë! Ndaj kishte vendosur për t’u arratisur.../ Një natë pa hënë, sapo qe të ngrysur... E kishte ndarë mendjen se ose në burg/ ose çaj ferrën e shkoj në Salsburg! Këtë ia tha nënës me shpirtin copë e çikë/ a mos, Adil, i tha, për ty kam shumë frikë Më mirë të rrimë te shtëpia jonë, e dashur/ Edhe pse të varfër e me zemrën e plasur Ah, moj nënë e dashur, s’mund të bëhem “urë” / kur njerëzit po na i vret, kuçedra-diktaturë. Porse më ka thënë mua një mik dijetar... / Jetë plot “pallavra” e krejt pa lezet! Ndaj do të ecim drejt andej nga pyjet / këtë natë pa hënë, me drejtim nga yjet... Drejt fatit tonë për të “gjetur” Evropën / them që ta marrim me vete edhe lopën Kushdo që të na shohë, se kjo është e mundur / T’i themi që po e kërkonim këtë lopën e humbur Dhe ja po kthehemi, tani për në shtëpi / se shyqyr që e gjetëm në këtë nahi! Dhe bashkë me nënën e me lot në sy / e mbajte busullën drejt për në Veri... Pas disa ditësh, nëpër pyje dhe ferra../ qave, kur ju dolët ndër shtetet e tjera... Mësues ke qenë, 3 herë i dekoruar/ por kjo më shumë t’u duk e “merituar” Dhe koha tregoi se ti kishe të drejtë/ për jetën e bukur që ndërtuat vetë... Atje në Salsburg, patriot e atdhetar / je një bamirës, por je edhe dijetar... Krijove familje dhe bëre shumë punë/ çudite Austrinë se kudo le gjurmë... Hajër panë prej teje Kosova e Tropoja/ Nga fjalët e tua, si mjalti nga goja... Ndaj edhe populli, të ka “pagëzuar”: / “Adil Ambasadori” por i pagabuar! Kushdo që njeh Adilin ka njohur një thesar, / Njihet në Salsburg, shqiptari – lapidar... Lapidar me vepra, me punë e me fjalë/ “kollo” tropojani – “lapidar” i gjallë... Për Bytyçin shkrove shumë monografi / me qindra faqe, plot art e dashuri! Ndaj edhe jetën aq shumë po e gëzon/ se për të tjerët duket sikur jetoni Krenohet Bytyçi që të ka ty djalë/ krenohet Shqipëria, o tropojan i rrallë, Ndaj “labja” Lida e fëmijët të duan shumë/ se Adil “Kollosi” për shekuj ka lënë gjurmë Te festa e shtëpisë time, i pari që ke filmuar/ Dhe Jashar Demiri, s’ta paska harruar Se erdhët nga Austria me kamerat në dorë/ Bashkë me Islam Laukën, ecët nëpër borë Ndaj në jetë ju paçit vetëm progrese, shëndet e fat dhe kudo suksese Miqësisht, me dashuri, nga Shqipëria, Prof. Dr. Jashar Demiri. Ju siguroj se me 2 Maj 2018 do të emërtohet shkollë me emrin tuaj... Shkolla “Adil Kaloshi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.