Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë... Keni lindur të MËRKURËN

Ju jeni nën ndikimin e Mërkurit, i cili lehtëson komunikimin dhe qarkullimin e lirë të ideve e qenieve. Shpejtësia dhe reagimi juaj janë legjendare. Ju keni fat me paratë, në lojërat e fatit dhe dini si t’i arrini objektivat tuaja. I besoni shumë, nganjëherë tepër, intuitës suaj, gjë që mund t’ju bëjë të mos kapni disa mundësi, sidomos financiare, sepse “nuk i ndjeni”. Megjithatë, ju ia dilni mbanë gjithmonë, kryesisht falë njerëzve që ju rrethojnë, të cilët dini t’i zgjidhni shumë mirë.

Ju pëlqen të udhëtoni, të lëvizni, të takoni njerëz të rinj dhe asgjë nuk ju mërzit më shumë sesa rutina. Jeni zbavitës e impulsiv dhe mund të bini në dashuri me shikim të parë, por ndërroni shpejt mendje, gjë që ju jep një reputacion prej joshësi/e. Thellë brenda vetes ju thjesht jeni i/e tmerruar nga ideja e lidhjes me dikë, e jetesës në çift, e dedikimit ndaj një njeriu të vetëm. Ju mund t’ia dilni mbanë nëse do të bëni disa lëshime, por do të keni gjithmonë nevojë të ruani privatësinë tuaj. Më shumë do të keni afërsi me një saturnian (që ka lindur të shtunën). Ai do të dijë t’ju qetësojë dhe t’ju bindë se lidhjet afatg-

jata mund të jenë të mira.

Ashtu si Hermesi, apo Mërkuri, perëndia me krahë në këmbë, juve ju pëlqejnë kontaktet, shkëmbimet dhe mund të bëni karrierë në fushën e tregtisë, apo komunikimit, si mediat, gazetaria dhe të shkruarit. Ju keni një dhunti të lindur për të mësuar gjuhët e huaja dhe për të nxjerrë në pah ide apo projekte. Mbi të gjitha, ju pëlqen të ndërroni mjedis dhe pa dyshim, do të keni shpesh dëshirë për të ndërruar punë. Ju bëni përpara pa probleme në punë, megjithëse shpesh e keni të vështirë me hierarkinë...

Tigri, leopardi, felinët në përgjithësi

Të udhëtosh, të lëvizësh, të flasësh, të komu-

nikosh. Keni lindur të ENJTEN

Ju keni lindur nën ndikimin e Jupiterit, mbretit të perëndive. Keni temperament autoritar, dini të komandoni e të drejtoni një grup dhe të merrni përsipër përgjegjësi të mëdha. Jeni i gjallë, bindës, bujar, optimist dhe rrezatoni energji nga çdo pore e trupit, saqë të gjithë ndjehen të detyruar t’ju ndjekin dhe t’ju binden. Ju jeni një lider i vërtetë! Megjithatë, nganjëherë do të donit që të udhëhiqnin të tjerët, por jeni nga ata persona, për të cilët e gjithë bota mendon se shkojnë mirë, që janë të fortë dhe mund të bëjnë gjithçka!

Në dashuri ju do të mësoni të zbusni temperamentin tuaj të zjarrtë për të dëgjuar dhe kuptuar partnerin. Kjo nuk do të jetë as e thjeshtë, as e menjëhershme, por vetëm me këtë çmim do të arrini të gjeni shpirtin binjak dhe, kur ta gjeni, do ta mbroni me thonj dhe me dhëmbë: Ai/ajo ju përket juve dhe vetëm juve! Ndërkohë, ju nuk ndjeheni shumë i/e detyruar për të treguar një besnikëri aboslute... Merreni vesh mirë me të lindurit në shenjën e Diellit, pra, të dielën. Ashtu si ju, edhe ata ëndërrojnë lavdi e dashuri bujare dhe po si ju, u pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes.

Ju dini të fitoni para, të shisni idetë tuaj dhe të mbroni atë që keni për zemër. Kështu, gjendeni shpesh në profesionet e lidhura me drejtësinë (avokat, noter, gjykatës, etj.), ose në ato që kanë lidhje me mësimdhënien apo mjekësinë. Në fakt, ju pëlqen të ndjeni se ushtroni një «pushtet» mbi të tjerët, t’i fusni nën mbrojtjen tuaj dhe nganjëherë t’i dominoni pak! Sensi juaj i logjikës dhe arsyetimit janë të padiskutueshëm, por kujdes, pasi nganjëherë, prej egocentrizmit, ju mungon ndjeshmëria ndaj të tjerëve dhe nuk “i ndjeni” problemet kur ju vijnë.

Kali; i mrekullueshëm dhe i shpejtë si rrufeja

T’ia dalësh mbanë, dashuri, optimizëm, bujari, besim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.