ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET -

Kaso Kosa: - Përshëndetje, zoti Kryeministër! Vij nga Shqipëria dhe dëshiroj të bëjmë një intervistë me ju në kuadër të këtyre ndodhive të fundit…

AleksandërVuçiç: - Aq shumë telashe më kanë dalë këto ditë, sa nuk arrij të orientohem, po shyqyr që kam mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët e që më ndihmojnë të sistemoj tërë hallet e shumta. Megjithëse jam i mbytur më punë, do ta bëjmë një intervistë bashkë, zoti Kaso, sepse ke ardhur nga Shqipëria, që unë e kam shumë për zemër.

- Po më befasoni, zoti Vuçiç kur thoni se e keni për zëmër Shqipërinë!

- Mos u befasoni zoti Kaso, sepse dashurinë për Shqipërinë e shqiptarët ma ka ushqyer nëna ime që në fëmijëri. Ajo ka punuar në media për vite të tëra me një shqipëtar që e ka patur shumë mik dhe që e kishte bërë për vete. Pastaj, mos harroni se unë jam politikan modern e tolerant. Konkretisht, unë, megjithëse u mërzita që në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin Rama u privilegjua nga zonja Merkel dhe u vendos që të ishte, si të thuash, si biçim prijësi i ballkanasve, kur kjo e drejtë më takonte mua, si përfaqësues i shtetit më të madh dhe më të vjetër të Ballkanit, nuk e dhashë veten fare.

- Ju mendoni se referimi i Ramës si primar në takimin e Berlinit mund të ishte padrejtësi?

- Jo mund, por ishte sepse Rama na hëngri në besë duke e bërë për vete zonjën Merkel me shtatin e tij të lartë dhe me dinakërinë që e karakte-

- Ju akuzoni zotin Rama se ushqen prapamendime dhe bën prapaskena ndaj jush?

ILIR BEQJA

E patë sa bukur ishte zbukuruar fasada e Kryeministrisë me drita të bukura e me fotografi të gjokseve të vajzave e grave? Pa dyshim që ishte kjo një mënyrë shumë e mirë për të sensibilizuar opinionin për luftën kundër kancerit të gjirit. Por... E ka një “por” gjithë kjo fushatë... A nuk do të ishte më mirë që ato para të harxhuara për drita e fotografi, të shkonin për blerjen e ilaçeve për kimioterapinë, që sot mungojnë në spitalet tona? Se, merreni me mend si ndjehet një grua me kancer kur shikon atë fasadë duke u kthyer nga QSUT-ja, ku i kanë thënë se nuk ka ilaçe për kimioterapinë... A nuk do të ishte më mirë që ato para të harxhuara për fasada, drita e konferenca, të shpenzoheshin për të bërë mamografi falas, apo me çmim më të ulët? Se, merreni me

LINDITA NIKOLLA

mend, zoti Ilir, se si ndjehet ajo grua që kalon me autobus para kryeministrisë dhe kujton se muajin e kaluar ishte për vizitë te doktori, ai i kishte thënë për të bërë mamografinë, por ajo nuk kishte lekë të paguante... A nuk do të ishte më mirë që në vend të fotografive e dritave të bëhej një fushatë depistimi i detyrueshëm ( me mamografi ose ekografi, në mungesë të saj) për të gjitha gratë e Shqipërisë? A nuk do të ishte më mirë të bliheshin më shumë aparate mamografie që të kishte në çdo qytet të Shqipërisë? Natyrisht, do të ishte më mirë të bëheshin të gjitha këto që donim ta pyesnim ministrin, do ishte më mirë të kishte më pak drita, reklama, konferenca, fasada e bujë dhe më shumë punë...

Lindita Nikollën, ministren e Arsimit dhe Sportit, këtë javë deshëm ta takonim e ta pyesnim për çantën e saj, atë çantën e zezë prej lëkure që ministrja Nikolla mban në dorë në këtë fotografi, së bashku me ministrin Çuçi. Ajo çantë nuk është dosido, por një çantë e markës së njohur Dior. Ky model që ministrja mban në dorë, i njohur me emrin Diorissimo, i përket pikërisht koleksionit vjeshtë-dimër të këtij viti dhe kushton jo pak, por 5100 dollarë, pra, afërsisht sa rroga e saj e katër muajve. Pse nuk dha asnjë shpjegim ajo për çantën gjatë gjithë kësaj jave kur u bë objekt i masmediave?! Nuk çan kokë për çfarë shkruajnë gazetat, rizon. Në fakt, nuk më ngeli vetëm mua hatri që ai ishte përfaqësuesi ynë në konferencën e fundit për shtyp, por edhe kryeministrave të tjerë të Ballkanit, por ata nuk e dhanë veten dhe bënë sikur gjithçka ishte normale. Por ja ku po ta them në konfidencë se të tërëve u ka ngelur hatri me zonjën Merkel. Nuk mund të ishte Shqipëria primare në atë takim aq të rëndësishëm!

- Absolutisht, po! Mjafton që t’i referohemi ndeshjes mes të dy kombëtareve tona, ku spikatën ndjenjat më të egra antiserbe nga ana juaj. Në gjithçka që u bë e ndodhi aty, është dora dhe shtysa e zotit Rama që ka përdorur tërë influencën dhe mjetet e mundshme për të degjeneruar tërë takimin që ne serbët të dënoheshim nga UEFA dhe të mos dilnim kampion të Evropës, por edhe që të na largonte nga rruga drejt BE-së, të cilën ne e aspirojmë dhe jemi më pranë se kurrë.

- Si mund ta thoni këtë, kur një stadium i tërë vetëm me tifozë serbë brohorisnin kundër shqiptarëve që nga momenti i këndimit të himnit tonë kombëtar dhe deri në hedhjen e shashkave, gurëve dhe shisheve në fushë?

- Ju lutem, mos e bëni kaq të madhe se në fund të fundit, një ndeshje futbolli ishte dhe në të tilla raste, ndodhin edhe keqkuptime mes tifozerisë, si në të gjitha stadiumet e botës... Fundja, çfarë ndodhi se këndonin tifozët kundër shqiptarëve? Nga kënga, kurrë nuk mund të të vijë apo ecën sipas mendimit që në Shqipëri, çudia më e madhe zgjat tre ditë? A mund të na thotë ajo se me ç‘para e ka blerë këtë çantë që kushton sa rroga vjetore e një mësuesi? Mos vallë ia ka paguar ndonjë universitet privat nga ata që shpëtuan pa u lagur, apo ish-truproja e saj, që u akuzua nga një qytetar se i kërkoi 3 mijë euro për të emëruar një mësuese?!

asnjë e keqe, sado poshtëruese të jetë ajo.

- Më falni, por nuk mund të quhet keqkuptim një kor prej 30 mijë tifozësh që thërrisnin “Vritini shqiptarët”, që vërshuan të gjithë në fushë dhe rrahën lojtarët shqiptarë!

- Tifozët u futën në fushë kur ju na provokuat me dronin që ngrinte flamurin tuaj si sfidë ndaj ne mikpritësve, me stampimin e hartës së Shqipërisë së Madhe! Tifozët u prekën në sedër nga kjo sfidë në shtëpinë tonë, ndaj edhe zbritën në fushë shumë paqësisht, me qëllimin e mirë që të sqaronin lojtarët tuaj e t’u hiqnin vërejtje për atë flamur. Por djemtë tuaj u revoltuan dhe e rrëmbyen flamurin sikur ne do t’ua hanim. Asgjë të keqe nuk kishte që atë flamur ta merrnim ne dhe ta mbanim si relike të një ndeshjeje miqsh. Po të mos e rrëmbenin flamurin djemtë tuaj, asgjë nuk do të kishte ndodhur.

- Ndaj organizatorët dhe rojet e fushës lejuan tifozët ultra të futeshin në fushë, madje edhe kriminelë si Bogdanovi?

- Shërbimi inteligjent serb më informoi se Bogdanovi është paguar nga Edi Rama dhe vëllai i tij, që të futej në fushë e të krijonte alibinë tuaj kundër nesh. Jo vetëm kaq, por edhe dronin në fushë e futi vëllai i Kryeministrit tuaj, po me urdhër të Edi Ramës. Madje ka dyshime se edhe korin me 30 mijë trifozë, ai e ka nxitur, përmes njerëzve të infiltruar që gjithçka të përdorej më pas kundër nesh. Janë një sërë faktorësh që e vërtetojnë këtë ndërhyrje mafioze në punët tona

DAMIR FAZLLIÇ

As Damir Fazlliçin, biznesmenin boshnjak e mikun e ish- kryeministrit Berisha nuk e takuam dot këtë javë. Deshëm ta pyesnim zotin Fazlliç në lidhje me faktin e dalë këtë javë në shtyp se dy investitorë amerikanë i kishin dhënë atij 1 milion dollarë për PD-në e Sali Berishën para se të nisnin një biznes me Albtelekomin shqiptar... Ai e kundërshton këtë fakt, duke thënë se paratë ishin dhënë për biznes, por nuk na sqaron se pse ata i kishin çuar paratë në llogaritë private të Fazlliçit e jo në ato të kompanisë? Por e zëmë se është edhe kështu, pse nuk ua ktheu paratë mbrapsht kur biznesi nuk pati sukses e u mbyll? Deshëm ta pyesnim zotin Fazlliç edhe për diçka: Si shpjegohet që atij i ka dalë emri në Shqipëri vetëm për gjëra të këqia e transaksione të dyshimta e asnjëherë për suksesin në biznes, për punësimet që ka bërë, apo eksportet që ka realizuar me kompanitë që ka hapur? të brendshme vetëm e vetëm që përpara botës perëndimore të dalë në plan të parë Shqipëria dhe Edi Rama, siç edhe doli në takimin e Berlinit përmes kulisave të bëra me Anxhela Merkel e duke na lënë ne të tjerët në hije.

- A mos është ky shkaku që ju anulluat takimin e lënë më 22 tetor, me zotin Rama?

- Po të flasim drejt, unë nuk dua ta takoj fare kryeministrin tuaj sepse: Së pari, politikanët tuaj opozitarë në Shqipëri si Lulzim Basha dhe Sali Berisha, që janë miqtë tanë më të mirë, nuk e duan një gjë të tillë dhe këtë e kanë shprehur hapur në mediet tuaja. Së dyti, Rama, nëpërmjet asaj vizite, do takojë shqiptarët e luginës së Preshevës dhe do i nxisë ata për kryengritje e shkëputje nga Serbia. Së treti, kush e duron atë retorikën e tij arrogante që mundohet të të imponohet duke të fyer inteligjencën? Së katërti, ai këtë vizitë mund ta shfrytëzojë si një tjetër fitore përpara ndërkombëtarëve, duke na fyer ne të tjerëve që aspirojmë të futemi në BE.

- Si e përjetuat aksidentin që ju ndodhi para disa ditësh kur udhëtonit me makinë?

- Kam informacion se Rama ka organizuar edhe aksidentin tim, përmes njerëzve të paguar, me qëllimin që të më eleminonte si kundërshtarin kryesor në rrugën e tij drejt karrierës politike me Evropën. Po ashtu, u informova se Rama pagoi që televizioni shtetëror rus të jepte hartën e Serbisë pa Kosovën, djepin e Serbisë etnike, me qëllimin që të prishte miqësinë serbo-ruse. Putini u sëmur kur pa hartën e Serbisë dhe jo vetëm i shkarkoi punonjësit e atij televizioni, por edhe dha urdhër për burgosjen e drejtorit.

Bisedoi me shaka: KASO KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.