Erion Isai: Partnerja më ndihmon të flas për femrat

Intervista - - AKTUALITET -

Speci Djegës

“Portokallia” ka startuar tashmë. U bënë dy të diela që siellet në skenë shoë më i ndjekur nga shqiptarët. Sigurisht disa personazhe kanë ndryshuar, përpos Erion Isait që aktron se bashku me Bes Kallakun, dyshja e famshme që s`po di te ndahet ekranit. Shpesh krijojnë batuta rreth përditshëmrisë, ku nuk lënë pa ironizuar sjellje biznesmenësh, politikanësh, edhe padyshim femrash. Femra në fakt është epiqëndra e ironizimit të tyre, edhe Erioni shprehet se për aq sa femrat të kenë sjellje të tilla, aq edhe ato do ironizohen në batutat e tyre. Një ndër këto batuta, “Ça thu miiii?”, ende sot përmëndet si më gazmoret edhe i ka qëndruar kohës. Erioni na tregon për raportin me Besin, planet në teatër edhe për vazhdimësinë e “Portokallisë”. Për më tepër ju ftoj të lexoni rrëfimin e tij...

Rita Rrjolli: - Përshëndetje Erion! Si ishte nata e parë e spektaklit këtë sezon?

Erion Isai: - E lodhshme, dinamike, me ankth e me kënaqësi. Premiera e sezonit i ka gjithmonë këto emocione, pasi gjithë trupa vjen nga një periudhë e gjatë përgatitore dhe në natën e parë, të gjithë kemi “provën e madhe”, atë të publikut. Konfirmimi i tij për idetë që ne sjellim në sezonin e ri, i sjell edhe këto emocione te ne, si aktorë.

- Emocionet janë të njëjta ndër vite?

- Pa dyshim që ndryshojnë. Rritja e eksperiencës sjell edhe ndryshimet e emocioneve, por pa dyshim që emocioni nuk zhduket. Sa herë shkel në skenë, ka edhe emocione.

- Cilat do të jenë surprizat e këtij edicioni?

- Çdo sezon sjell të reja në personazhe dhe disa personazhe të suksesshëm, që vendosen në rrethana të reja. Është një punë e madhe që bëhet nga Basha, aktorët, skenaristët Jani dhe Vangjo, kostumografia, skenografia, stafi teknik i Top Channel etj., ndryshime që disa janë zbuluar, ndërsa të tjerat, përderisa nuk janë zbuluar këto javë, do të thotë që edhe unë, nuk duhet t’i zbuloj. ( Qesh)

- I ke vënë vetes objektiva për 2015-n? Më e rëndësishme për ty është të arrish ato personale, apo profesionale?

- Po, pa dyshim që kam disa objektiva. Përveç “Portokallisë”, jam duke punuar me dy projekte skenike, të cilat gjatë vitit do vijnë në skenë. Gjithashtu, është edhe një tjetër projekt për të cilin besoj se është akoma shumë shpejt për të folur. Çfarë është më e rëndësishme? Nuk di t’i ndaj, të dyja janë të rëndësishme, nuk konkurrojnë njëra tjetrën, secila bën rrugën e vet te njeriu, si ajo personale, ashtu edhe ajo profesionale. Mjafton të dish t’i ndash.

- Ç’do të thotë për ty të jesh person publik?

- Po përgjigjem pa doreza për këtë pikë, ashtu siç e mendoj: Thjesht, një person që del në skenë dhe televizion. Është e vështirë të thuash VIP, apo person publik në këtë Shqipërinë tonë të vogël, ku me patjetër njerëzit i hasin në përditshmërinë e tyre artistët, i hasin në kafene, në supermarket, apo ku di unë se ku. Pra, ne nuk kemi një ndarje jetese, po themi, Hollivud, apo lagje VIP- ash. Personat publikë këtu, në masë, nuk janë njerëz të pasur, që bëjnë një jetë totalisht të shkëputur nga realiteti e ku paparacët nuk i lënë asnjë minutë pa gjurmuar. Kjo këtu nuk ndodh e për shumë kohë, nuk besoj të ndodhë. Por, pa dyshim, të prekësh skenën dhe ekranin është kënaqësi. Ama, vetëm kaq është. ( Buzëqesh)

- Ka pasur raste kur ke shpresuar të mos të të njohin?

-

Jo, pse të kem? Mund të ketë pasur raste që gjendja emocionale s‘ ka qenë fort me humor e s‘kam dashur të përkushtohem në këtë pikë, por që të kem pasur “bezdinë” e të njohurit, jo. Nuk e kam pasur kurrë.

- Fansi/ ja më i/ e çmendur pas teje?

- S’e di. Madje, nuk e di nëse kam një të tillë.

- Nuk u mërzite me Besin në bashkëpunim?

- Jo vetëm që nuk u mërzita, por çdo plan e ide artistike, përsëri i mendojmë e i zhvillojmë të dy. Jemi në një standard bashkëpunimi për t’u pasur zili, me një mirëkuptim absolut e kur puna ecën vaj, e përveç kësaj, të jep edhe kënaqësi, pse të mërzitem?!

- Pjesa më e bukur gjatë bashkëpunimit?

- Diversiteti i mendimit. Kur rrihen dhe debatohen mendimet, del më e mira. Dhe, pa dyshim, kur ka bashkëpunim, del fruti më i mirë i krijimtarisë nga dy persona, ku njëri hedh e tjetri pret, ose një fjali e partnerit të ngacmon dhe çon më tej një material të tërë. Besoj dhe e kam të provuar në punën time që vërtet del më e mira.

- Nëse s‘ do të ishte Besi, cilin aktor do të preferoje për bashkëpunim?

- Nuk e di, nuk mund ta them, nuk e kam një emër, por bashkëpunimet unë nuk i kam problem, përkundrazi, i parapëlqej. Mund të them, për shembull, që unë kam një bashkëpunim shumë të mirë me Salsanon për disa skenare, ku puna na ecën për mrekulli. Kuptohemi dhe nxjerrim një produkt shumë të mirë.

- Keni aq shumë aktore femra! Pse i bëni ju, të dy rolet, edhe të mashkullit, edhe të femrës?

- Pa dyshim që rolet e femrave në Portokalli i luajnë femrat. Në rastin tonë, ka qenë formula e tij, ku ne “veshim dhe zhveshim” disa lëkura personazhesh të vendosura në situata dhe sigurisht që do të luanim edhe femra. Ne nuk kemi luajtur vetëm femra, por në publik mbeti “ça thu mi?!”, ndaj është krijuar kjo përshtypje.

- Po tani që Besi është kthy- • DREJTORE K/REDAKTORE: ÇIZMJA

• SEKTORI I JASHTËM:

• Agj. Raimonda BUMI,

Blerina

Nevila KRISTO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.