Genc Prelvukaj fyhet nga analisti

Intervista - - JAVA VIP -

Genc Prelvukaj, solisti i grupit Etnoengjëjt, si dhe këshilltar i Ministrit të Kulturës, Memli Krasniqit, ka marrë një mesazh fyes nga analisti Enver Rrobelli përmes rrjetit social, Facebook. Pas ndeshjes Shqipëri – Serbi, Robelli ka bërë një deklaratë, sipas së cilës e gjitha ka qenë primitivizëm dhe gjesti i flamurit në stadium ka qenë një provokim. Kjo deklaratë ka marrë mjaft reagime nga personalitete të ndryshme shqiptare që bien në kundërshtim me të, por ai që e ka bërë më me forcë këtë ka qenë Genc Prelvukaj.

Si përgjigje të këtij reagimi, Robelli ka vërshuar me një lumë fyerjesh ndaj tij. Vetë Genci bën të ditur gjithçka duke thënë se fjalët e dërguara prej tij në formë mesazhi, janë fjalë rruge dhe se shkrimet e tij janë vetëm një grumbull i sharjeve të një niveli të ulët. Personi në fjalë është shprehur se nuk i bën aspak përshtypje mendimi i Gencit i shprehur disa ditë më parë, si dhe fyen simbolin shpirtëror të shqiptarëve duke e quajtur një copë tekstili, ndërsa Shqipërinë, një pjellë të pseudopatriotëve.

“Përmes mesazhit të dërguar vetëm se ka vërtetuar fjalët e mia, që gjuha e tij e natyrshme është gjuhë e rrugës”, thotë Genci mjaft i indinjuar. “Përmes mesazhit keni provuar të më fyeni me çdo fjalë të rëndë, por në fakt ma kthyet buzëqeshjen sepse nëse deri atëherë isha në dyshim për ju, tani ma vërtetuat se nuk e kisha gabim në asgjë. Fyerjet që ju adresuat tek unë janë një material i mirë për të parë njerëzia gjendjen ku dëshpërimisht ndodheni”, ka përfunduar Genci, i cili me grupin Etno Engjëjt ka edhe një nga këngët më të bukura patriotike, që konsiderohet himn për shqiptarinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.