Afërdita Dreshaj bëhet brune

Intervista - - JAVA VIP -

Modelja dhe këngëtarja nga Kosova, Afërdita Dreshaj, së fundi e ka ndjerë të bëjë një ndryshim te vetja. Nëse po mendoni se ka hequr dorë nga partneri, ua shuajmë shpresat djemve sepse modelja vazhdon të përjetojë lidhjen e saj të dashurisë me djalin çek. Ndryshimi që Afërdita ka bërë është në luk, pasi ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke u bërë brune. Ajo kishte kohë tashmë që identifikohej si biondja seksi dhe ky përcaktim vazhdon ta përndjekë edhe pas kthimit në brune, që në fakt, është edhe ngjyra origjinale e folkëve të saj. Zakonisht, thuhet se femrat e ndryshojnë lukun apo ngjyrën e flokëve pasi janë ndarë nga i dashuri apo lidhja e tyre nuk shkon mirë, kurse në rastin e Afërditës, nuk është çudi të besojmë se ky ndryshim mund të ketë ardhur edhe si kërkesë e të dashurit çek…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.