Modelja mohon: Nuk i kam propozuar Xhakës!

Intervista - - JAVA VIP -

Në valën e shqiptarizmit që zgjoi flamuri i Shqipërisë së madhe në stadiumin “Partizani” Beograd, dolën fjalë se modelja me origjinë kosovare që jeton në Suedi, i ka propozuar për martesë futbollistit Taulant Xhaka. Gjatë ditëve kur ndodhi incidenti me Kombëtaren Shqiptare, futbollistët, protagonistët e vërtetë, ishin ata që u vunë në qendër të vëmendjes dhe u përfolën goxha për patriotizmin e tyre, por rrjedhimisht, ata janë kthyer edhe në të preferuarit e vajzave, disa prej të cilave e kanë ëndërr të martohen me ta. Diçka e tillë u publikua të ishte thënë edhe nga modelja në fjalë për Taulant Xhakën, por ajo vetë i ka mohuar të gjithë këta zëra duke thënë se janë shpifje dhe se ajo thjesht nga gëzimi dhe entuziazmi i momentit, ka postuar një foto për Kombëtaren dhe asgjë më shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.