Anjeza, si sulltaneshë

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Anjeza Branka ësh- të dalluar gjithnjë për kujdesin e veçantë që i kushton vetes, veçanërisht lukut të saj, që do të konsiderohej si një kameleon i vërtetë, duke qenë se është gjithë kohës në ndryshim. Një nga momentet e kujdesit ndaj vetes është edhe ky që vetë këngëtarja e ka postuar në faqen e saj në Facebook. Kjo foto të jep përshtypjen e një Anjeze në rolin e sulltaneshës, me punonjëset e sallonit të bukurisë, të gjitha në dispozicionin e shërbimeve që kërkon ajo. Së fundi, Anjeza ka mbaruar xhirimet e klipit të saj më të ri me titull “Nizma”, i cili pritet të dalë shumë shpejt në ekranet muzikore dhe që, nisur nga fotot e publikuara deri tani prej saj, na tregon për një punë mjaft të realizuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.