Erion Isai: Partnerja më ndihmon të flas për femrat

Intervista - - TELEVIZION -

er në “skifter”, si ia bën me të?

- Kur punojmë bashkë, Besi skifterin e lë në një dhomë tjetër. (Qesh) Aktorët e “Portokallisë” janë aq profesionistë, sa nuk e ngatërrojnë lëkurën e personazheve të tyre me veten e tyre. Përsa i përket Besit, vazhdojmë të biem shumë shpejt dakord mbi idetë e njëri-tjetrit. Këtë nuk e kemi dhe as nuk e kemi pasur problem kurrë.

- Mes Erionit edhe një skifteri të vërtetë, mund të ketë shoqëri?

- Nuk kam shokë skiftera të vërtetë, por nuk mund ta them nëse mund të ketë shoqëri apo jo. Shoqëria krijohet në bazë të të përbashkëtave që kanë njerëzit dhe jo vetëm te profesionet.

- Kush nga ju jep më shumë ide rreth personazheve?

- Në “Portokalli” funksionon ndryshe. Ne kemi atë që e quajmë “tavolina e së hënës”, ku i gjithë stafi mblidhet në një mbledhje e cila shkon me orë shumë të gjata dhe diskutojmë, përpunojmë e hedhim ide të gjithë, për të gjithë. Natyrisht, personat që e luajnë numrin, hedhin idetë e tyre të para, të cilat zhvillohen po aty në tavolinë, elaborohen derisa shkojnë në produktin e tyre përfundimtar të së dielës, pra, në atë që shohin njerëzit në transmetim. Rrugë e gjatë, ë? Prandaj edhe funksionon...

- Përditë bëni prova?

- Pa dyshim që përditë, deri në ndërtimin e skenarit, mund të themi përditë e përnatë. Është një punë që nuk ndalon, fillon qysh të hënën, hidhet materiali, kalon te regjisori i cili i bën vërejtet e tij, kthehet për rregullimin mbi ato vërejtje e kështu, përpunohet. Bashkë me ndërtimin e skenarit, ajo punohet edhe në interpretim. Janë të lidhura bashkë.

- Batutat i merrni nga përditshmëria?

- Varet. Janë të krijuara, janë të sugjeruara, janë nga përditshmëria; është komplekse. Në shumicën e rasteve, materialet janë krijim i mirëfilltë, që i përshtatet përditshmërisë dhe realitetit.

- Femrat, femrat, femrat… Sa të lehtë e ke t’i vësh në lojë?

- Për sa kohë femrat të kenë atë temperament që kanë, pa dyshim që është shumë e lehtë t’i

vësh në lojë. (Qesh)

- Ky rol të krijon konflikt interesash me partneren?

- Jo, fare. Përkundrazi, është partnerja që shpesh më tregon çfarë bën ajo gjatë ditës, nëse më hyjnë në punë.

- Mes një femre budallaçkë dhe një mashkulli të tillë, kë do zgjidhje për një udhëtim disa orësh?

- Në mes të të dyve, kur të mërzitesha nga budallallëqet e njërit, do argëtohesha me budallallëqet e tjetrit.

- Shprehjen “Çdo femër është e paaftë derisa t’i thahet llaku në thonj”, si e komenton?

- Jooooo... Jashtë shakasë për femrat; realisht femrat janë fuqi e madhe intelektuale dhe vepruese, madje edhe më shumë se meshkujt. Femra është fuqi e madhe intelektuale.

- Më ke thënë se do të ishe një politikan i mirë, nëse s‘do të ishe aktor… Si i shikon nga pikëpamja personale veprimet e INUK-ut?

- Veprime shumë të mira. Natyrisht, nuk duhet të jenë preferenciale dhe nuk di të jenë të tilla, por është shumë e rëndësishme një gjë: Duhet të marrë fund përfundimisht fakti se njerëzit nuk kanë frikë nga ligji e nga shteti. Duhet ta kuptojmë më në fund, që për të shtuar edhe një kat vilën, nuk mundet ta vendosim në darkë me gruan në shtëpi dhe të nesërmen të fillojmë punimet.

- Të ishe ti kryeministër, çfarë do bëje me patjetër për Shqipërinë?

- Uf, sa shumë gjëra ka për t’u bërë, por me patjetër, do bëja reformë të sistemit arsimor dhe do ta bëja të dhimbshme, shumë të dhimbshme. Ama, ai që do të kishte diplomë, do ta kishte të vlefshme dhe pa dyshim, ka shumë rëndësi reformimi i sistemit 9 vjeçar dhe gjimnazeve; po dalin tufa “injorantësh” dhe ta pranojmë këtë. Pale për të folur pastaj për atrin dhe kulturën që bëhet në gjimnaze. Interesi i asaj grupmoshe është zero.

- Ka ndonjë mundësi që në të ardhmen të të shikojmë në parlament?

- S’e di, s’e bëj dot parashikimin, por sa të jetë ligji zgjedhor që listën e deputetëve e bëjnë kryetarët e partive, do jetë shumë vështirë. (Qesh)

- Sa e lehtë është të thuash një të vërtetë duke qeshur?

- Bëhet më tërheqëse në atë formë, por njësoj e ka peshën. A, është mbrojtëse për ata që e thonë se pastaj, nëse marrin reagim të keq, thonë “bëra shaka”.

- A ke dhënë ndonjëherë një lajm të pakëndshëm, nëpërmjet një batute?

- Jo. Nëse flasim për jetën e përditshme, ngjarjet i jap ashtu si duhet t’i jap. Mua nuk më përndjekin personazhet e “Portokallisë” gjatë përditshmërisë sime, që të bëj këtë ngatërresë. Nëse flasim artistikisht pastaj, po, patjetër. Ndërtimi i humorit nga situata reale të pakëndshme, pa dyshim që po.

- Dëshira më e madhe që ke për momentin...

- Të regjisoj “Ferma e kafshëve” nga Xhorxh Oruell, e cila nuk do të mbetet dëshirë, sepse shumë pak gjëra kanë ngelur dhe do të filloj provat. Është dëshira ime e radhës si regjisor për një shfaqje teatri.

- Gënjeshtra që ke thënë së fundmi...

- Juve, disa gjëra tani, në intervistë. ( Qesh)

- Batuta që e thua edhe në jetën e përditshme cila është?

- S‘ kam dhe s‘ më pëlqen të kem.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.