Monserrati martohet prapë me Alehandron

Intervista - - TELENOVELA -

Dimitrio nis të kërkojë pjesën e tij në trashëgiminë e Beniaminit dhe Alehandro tronditet që kjo mund të jetë e vërtetë. Pedro dhe Eleazari takohen në xhakuzi. Vjen Nadia dhe habitet që i gjen ata së bashku. Monserrati shkon ta shikojë Hoze Luisin në spital. Ai është gati duke vdekur dhe i kërkon t’i thotë se e ka dashur gjithmonë. Ajo, për t’i bërë qejfin, detyrohet ta pohojë, po në atë moment hyn Alehandro, që e dëgjon dhe kështu lind një tjetër keqkuptim midis tyre.

Pasi ka menduar shumë gjëra, Jozefina vendos t’i japë lirinë Dimitrios, i kthen unazën dhe i kërkon të marrë gjërat e tij dhe të largohet nga shtëpia. Pasi e ka gjetur me Pedron në xhakuzi, Nadia pyet Eleazarin se prej sa kohësh është dashnore e burrit të saj. Alehandro kërkon Monserratin për ta paralajmëruar se edhe pse është nënshkruar divorci, nuk do të thotë që ka hequr dorë nga dashuria e tij dhe se ai do të luftojë për të qenë së bashku. Ndërkohë në spital, vjen Anxhelika e cila kërkon mjekun që të vijë ta shohë urgjentisht Hoze Luisin. Alehandro i lutet Monserratit që të martohen. Ajo e pranon propozimin dhe ata puthen. Graciela i rrëfen Dimitrios se para se të martohej me babain e tij, pati një fëmijë me Benhamin Almonten. Monserrati vjen papritur në shtëpinë e Alehandros, të cilit i thotë se nuk mund të presë më dhe se duhet të martohen menjëherë, si dhe i rrëmben atij një puthje. Pedro hyn me dhunë në apartamentin e Esmeraldës dhe e rreh brutalisht, duke i kërkuar të zhduket. Alehandro i kërkon Monserratit t’i betohet se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me Hoze Luisin kur ata të dy ishin të martuar dhe ajo e siguron atë se asgjë nuk ka ndodhur. Ai e pyet nëse e ka puthur ndonjëherë dhe Monserrati hesht, por pastaj edhe ajo e pyet për Marian dhe i kërkon të rrëfejë nëse ka pasur ndonjëherë marrëdhënie me të ose nëse e ka puthur...

Duke ndjekur planin e Gracielës, Dimitrio i thotë Monserratit se nuk i beson nënës së tij, kështu që dëshiron të bëjë një test ADN-je për të mësuar nëse Alehandro është vëllai i tij. Graciela i rrëfen shoqes së saj, Ame- lias, se nuk pendohet për vendimet që ka marrë dhe ajo i përgjigjet se ka ecur shumë përpara, duke patur parasysh se ka qenë e bija e një rrobaqepëseje.

Pedro i jep fjalën Dimitrios se nëse i shet tokat që i interesojnë, do të bëjë të mundur që ai të marrë të gjithë pa- surinë e Almontes. Karlota shkon të marrë djalin e Monserratit, kur vjen Maria që e qëllon në kokë dhe e merr Lauriton. Ezekieli i thotë Pedros se duhet ta raportojnë zhdukjen e Esmeraldës, por ai i thotë se nuk i pëlqen të flasë për këtë.

Adolfo i vjedh një puthje Jozefinës, por në atë moment vjen Dimitrio dhe e rreh atë, duke i thënë se e kishte paralajmëruar të mos merrej me gruan e tij. Anxhelika e siguron të ëmën se Monserrati nuk e do më Hoze Luisin, pasi është e dashuruar çmendurisht me Alehandron, por Amelia i thotë se nuk do të jetë e sigurtë, përderisa të dy kanë firmosur letrat e divorcit. Hoze Luisi e dëgjon bisedën. Monserrati e ndihmon Rozarion për t’u ndërruar dhe Alehandro qan i lumtur kur sheh sa mirë shkojnë së bashku. Më vonë, Rozario i tregon djalit të saj se tani është koha për të treguar për të vërtetën, për ato që ka bërë i ati, Benhamin Almonte...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.