Duhanpirja dhe kunilingusi, përgjegjës të kancerit të gojës?

Intervista - - INTIMITET -

Është një studim i ri që ka bërë bujë e që vjen pas deklaratës shokuese të Majkëll Dagllasit mbi shkakun e kancerit të fytit (kunilingusi) dhe më pas, përgënjeshtrimit të tij. Shkencëtarët, pra, kanë konstatuar se infeksionet e gojës të shkaktuara nga HPV16, pra, papilomavirusi (i gjetur në 80% të kancereve të gojës) janë më të shpeshta te personat që pinë duhan, apo që e përtypin atë. «Duket se duhani shton mundësinë e infeksioneve gojore me papilomavirusin HPV16 dhe, për disa arsye që nuk i dimë, dyshojmë se organizmi i një duhanpirësi mund të mos e heqë dot qafe lehtë këtë agjent patogjen», shpjegojnë shkencëtarët që janë marrë me studimin. Gjatë këtij studimi, të bërë me 6887 pjesëmarrës, ata vunë re se rritja e nivelit të kotininës në gjak (që shkaktohej nga pirja e tri cigareve në ditë), shton rrezikun e infeksionit me HPV16 me 31% dhe me katër cigare në ditë, ky rrezik shtohej me 68%. «Seksi oral është diçka e zakonshme, por ky kancer mbetet ende i rrallë», nënvizojnë shkencëtarët, me gjithë një rritje prej 225% të regjistruarve në SHBA në 20 vjetët e fundit. Në fund, doktorët saktësojnë se kjo është një arsye e mirë për të ndaluar pirjen e duhanit e mbase edhe kunilingusin. Jeni të paralajmëruar...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.