Orgazma vaginale nuk ekziston; rroftë orgazma femërore!

Intervista - - INTIMITET -

Një studim i ri, i publikuar në revistën serioze “Clinical Anatomy”, i ka dhënë një goditje të fortë teorisë që i ndante gratë në dy kategori në shtrat: Klitoridianet dhe vaginalet. Në fakt, nuk është kurrë vonë për të hedhur poshtë teoritë e gabuara. Tani dimë se forma e vërtetë e klitorisit është një lloj bumerangu, që zgjatet në të gjithë organin seksual femëror, duke përfshirë klitorisin “e zakonshëm” dhe vaginën, sipas autorëve të këtij studimi, Xhulia dhe Vinçenco Pupo. Kështu, pra, duhet folur për “orgazmën femërore”, ashtu siç flitet për orgazmën mashkullore (dhe jo për shembull, për orgazmën e majës së penisit). Kështu, problemet e shumta seksuale që u visheshin disa grave ishin të bazuara në diçka që nuk ekzistonte, në orgazmën vaginale, ashtu si pika G, që nuk është gjë tjetër veçse një zgjatim i brendshëm i klitorisit. Nga ana tjetër, siç e tregonte një tjetër studim i shkurtit, nëse disa gra e kanë të vështirë të arrijnë orgazmën, kjo ndodh sepse klitorisi i tyre është më i vogël dhe i vendosur më brenda vaginës. Më në fund, hidhet poshtë një mit, duke i lënë kështu gratë të kënaqen të qeta!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.