Merimanga më e madhe dhe ajo më helmuese në botë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Versionet kinematografike të Harri Poterit dhe Zotit të Unazave kishin vënë në skenë që të dy merimanga gjigande. Lajm i mirë (apo i keq), merimanga më e madhe në botë ekziston edhe në realitet dhe Piotr Naskrecki, një entomologjist (që studion insektet) dhe fotograf i Harvardit, e ka parë në Guijanë, siç e tregon në blogun e tij. Para disa vjetësh, shkencëtari po shëtiste natën në një pyll tropikal dhe pa diçka, që në fillim iu duk si një qenush. Në realitet, bëhej fjalë për një tarantulë të Leblondit, apo merimangë Goliath, e identifikuar nga libri Gines i Rekordeve, si merimanga më e madhe në botë.

Kjo merimangë ka këmbë, gjatësia e të cilave mund të arrijë 30 cm, pra, sa një krah fëmije dhe trupi i saj ka madhësinë e një grushti të madh. Shkencëtari shpjegon se madhësia e saj mbresëlënëse i detyrohet një niveli metabolik më të ulët se të merimangave të tjera të së njëjtës kategori. Me një fjalë, trupi i merimangës Goliath mund të rritet pa pasur nevojë që ajo të konsumojë më shumë oksigjen. Sipas revistës “LiveScience”, ajo lufton për titullin e merimangës më të madhe me një tjetër merimangë gjigande gjuetare, Heteropoda maxima, që ka këmbë më të gja- ta, por një masë trupore më të vogël. Merimanga e Goliathit peshon deri në 170 gramë, gjë që bën që zhvendosjet e saj të bien në sy. «Këmbët e saj kanë kthetra dhe gjymtyrë të forta, që shkaktojnë një zhurmë përplasjeje që bie në sy, jo shumë ndryshe nga ajo e patkonjve të kalit që përplasen përtokë». Ajo lëshon gjithashtu një zhurmë fishkëllime kur gremçat e qimeve të këmbëve të saj, fërkohen me njëra-tjetrën.

Ky insekt, në përgjithësi, nuk e sulmon njeriun, por ajo ka qime djegëse, të cilat, nëse hyjnë në kontakt me sytë apo mukozat e membranave të njeriut, ngecin aty për shumë ditë dhe shkak- tojnë kruarje të dhimbshme. Gjithashtu, ajo ka një palë dhëmbë 5 cm të gjatë, kafshimi i të cilëve nuk është helmues, por shkakton dhimbje. Në 15 vitet e fundit që Piotr Naskrecki ka kaluar në Amerikën e Jugut, ai ka hasur vetëm tre mostra «Për ata që i kanë frikë merimangat, ky është një justifikim i mirë për të mos u futur në pyllin tropikal amazonian, por për të tjerët, kjo specie është një nga diamantët e biodiversitetit».

Përsa i përket merimangës të cilësuar nga Libri Gines si më helmuesja në botë, një mostër është gjetur para një jave në Londër, nga një baba familjeje, sipas gazetës “The Indipen- dent”. Burri neutralizoi një Phonetria, ose një merimangë- banane që ishte fshehur në një vile bananesh që ishin dërguar nga supermarketi.

Kjo specie, me origjinë nga Brazili, zotëron një helm neurotoksik, më aktivin nga të gjitha merimangat e tjera. Një kafshim i vetëm shkakton rritjen e ritmit të zemrës, prodhimin e pështymës, shkakton paraliza dhe ereksione të dhimbshme për burrat, që mund të zgjasin deri në 4 orë. Vuajtjet mund të zgjasin me orë të tëra, por rastet e vdekjeve prekin vetëm fëmijët nën 7 vjeç dhe për të, ekziston një antihelm efikas në Brazil.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.