Çfarë di për disa pjesë të çuditshme të trupit të njeriut?

Intervista - - TEST -

1. Pse disa njerëz kanë sy me ngjyrë të ndryshme nga njëri-tjetri?

a. Nga ekspozimi i shumtë në diell

b. Nuk marrin sa duhet vitamina

c. Nga një dëmtim

2. Nëse ke një gisht më shumë, ai mund të ndodhet më shpesh:

a. Afër gishtit të vogël b. Afër gishtit të madh c. Në mes të gishtave

3. Ka njerëz që lindin me bisht:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Njerithi që ndodhet në fund të fytit tuaj, shërben:

a. Për të marrë frymë normalisht b. Për të mbajtur ushqimet larg mushkërive c. Për ta mbajtur fytin të lagësht

5. Kush ka më shumë mundësi të ketë më shumë se dy thitha gjoksi?

a. Një burrë b. Një grua

6. Nëse i keni të ngjitur gishtat e këmbës ose të dorës, ato:

a. Ndahen vetë më vonë b. Ndahen me ndërhyrje kirurgjikale

7. S’ka problem nëse fëmija juaj ka dy rreshta dhëmbësh:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Vetëm djemtë mund ta kenë mollën e Adamit:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Disa prej gropëzave në faqe zhduken pasi ti rritesh:

a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Çfarë roli luan apendiksi?

a. Asnjë rol b. Grumbullon bakterie c. Mendimi ndryshon sipas mjekëve

Rezultatet

1- Përgjigjja e saktë është c-ja.

Heterokromia, siç quhet në gjuhën shkencore, haset shpesh te kafshët, por rrallë, edhe te njerëzit. Ajo shaktohet nga shumë, ose pak pigment në beben e syrit. Ajo mund të ndodhë edhe nga genet, ose nga një dëmtim i syrit.

2- Përgjigjja e saktë është a-ja.

Lindja e një fëmije me më shumë se 10 gishta, në duar, apo këmbë, është një gjë që ndodh jo edhe aq rrallë. Ky fenomen quhet polidaktili dhe ndodh afërsisht te 1 në 1000 bebe. Gishtat ekstra zakonisht janë më të vegjël se normalët dhe mund të mos kenë as kocka në ta. Ata janë të padëmshëm dhe mund të trashëgohen brenda familjes. Më shpesh, gishtat shtesë janë afër gishtit të vogël. Një kirurg mund t’i heqë lehtësisht pasi fëmija mbush një vjeç.

3-Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ndodh rrallë, por nganjëherë, një bebe lind me një shtesë që duket si bisht. Në realitet, janë kockat e shtyllës kurrizore që rriten me të gjatë se zakonisht ose jashtë vendit. Një “pseudo bisht” ndodh më shpesh te njerëzit që lindin me një sindromë të quajtur spina bifida. Një kirurg mund ta heqë atë, shpesh, pa probleme.

4-Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ekspertët nuk e dinë pse njerëzit kanë njerith dhe gjitarët e tjerë nuk kanë. Kjo copë mishi në fund të fytit, prodhon shumë pështymë dhe eviton tharjen e tij.

5-Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse bën pjesë te njerëzit me tre thitha, ke gjasa të jesh djalë. Gjithashtu, mund të kesh më shumë se tre dhe gabimisht, t’i marrësh për nishane, apo leze.

6-Përgjigja e saktë është b-ja.

Zakonisht gishtat e ngjitur ndahen nga doktori. Nganjëherë ato bashkohen thjesht nga lëkura, por ka raste që ato kanë të përbashkëta enë gjaku dhe kocka. Sa shpesh ndodh diçka e tillë? Një në 2500 bebe lind me gishta të ngjitur, apo sindaktili.

7-Përgjigjja e saktë është a-ja.

Nëse fëmija juaj është në moshë shkollore dhe ka dy rreshta dhëmbësh, kjo mund të duket paksa e çuditshme, por mos u stresoni shumë. Afro një e treta e fëmijëve i kanë ende dhëmbët e qumështit kur fillojnë t’u dalin dhëmbët e përhershëm. Zakonisht, ky fenomen vihet re në dhëmbët e poshtëm. Nëse dhëmbët e qumështit vonojnë të bien, ato mund të shkaktojnë stërdhëmbësha dhe probleme të tjera, kështu që duhet të flisni me dentistin. Mbase ai do t’i heqë, megjithëse shpesh ato bien vetë.

8-Përgjigjja e saktë është b-ja.

Edhe disa vajza e kanë atë! Ajo gungë e vogël, e rrumbullakët në pjesën e përparme të fytit është në fakt kutia e zërit, apo larinksi, që rritet gjatë pubertetit. Te djemtë, ajo rritet më shumë, ja se pse shihni mollën e Adamit. Kjo është ajo që e bën zërin edhe më të trashë.

9-Përgjigjja e saktë është a-ja.

Ato gropëzat e lezetshme në faqet e bebes mund të mos jenë përgjithmonë aty. Ato shkaktohen kur takohen muskujt e faqes, por mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, apo të zhduken. Nëse ke gropëza në faqe, ka më shumë gjasa që edhe fëmijët tuaj të kenë.

10-Përgjigjja e saktë është c-ja.

Apendiksi, për një kohë të gjatë, është menduar si një organ kot i trupit. Disa mjekë e mbrojnë këtë tezë, duke thënë se jeton fare mirë edhe pa të, por disa shkencëtarë mendojnë se në të grumbullohen bakteriet e mira që na nevojiten për të tretur ushqimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.