Dua të më vlerësojnë për atë që bëj

Intervista - - MUZIKE -

Fabjola Kuburi: - Kristina, si do që ta nisim intervistën tënde të parë në gazetën “Intervista”?

Kristina Deda: -

Përshëndetje, si fillim! Unë mendoj që këtë intervistë, si një ogur i mbarë për mua, ta nisim me një prezantim. ( Buzëqesh) Unë jam nga Malësia e Madhe, jam 23 vjeçe dhe kam një dashuri të çmendur për muzikën. Do t’i përkushtohem asaj me të gjitha forcat e mia. Uroj t’ia arrij, edhe pse fillimi i mbarë është gjysma e punës.

- Është vetëm Kristina dhe muzika apo Kristina dhe ndonjë profesion tjetër?

- Është Kristina, muzika dhe historia. ( Qesh) Unë jam e sapodiplomuar në degën e Historisë në Shkodër dhe jam e apasionuar pas muzikës. Ky është trinomi: Kristina- muzikahistoria.

- Pra, muzika për ty është më shumë pasion sesa profesion?

- Dua ta shikoj gjithmonë si diçka pasionale që bëhet me dashuri dhe shumë përkushtim. Kur diçka kthehet në profesion, bëhet si diçka e obliguar dhe unë muzikën dua ta shikoj gjithmonë si diçka që bëhet me qejf, jo me detyrim.

- Si i hyre kësaj rruge?

- Unë kam 6 vjet që merrem me muzikë. Kam kënduar nëpër koncerte, por edhe në mbrëmje të ndryshme që janë organizuar dhe ku më kanë ftuar, në Shqipëri, Mal të Zi, Ulqin dhe diasporë.

- Kush të ka mbështetur në rrugën që ke nisur?

- Mbështetja kryesore ka qenë familja. Mbështetje tjetër profesionale dhe shumë e madhe, ka qenë ajo e një profesori të muzikës, Ermir Brahimi, i cili që në fillimet e mia më ka ndihmuar shumë, madje mund të them se ai ka qenë pikënisja që unë të merre- sha me muzikë. Falënderimet për këtë njeri nuk kanë të mbaruar. Falë tij, unë kam realizuar ëndrrën time më të madhe, muzikën.

- Ti këndon live?

- Po, këndoj vetëm live... Kam zgjedhur të këndoj kështu, e para sepse zëri nuk më mungon, kështu që nuk kam pse këndoj me playback, e dyta, sepse të kënduarit live është muzika e shpirtit. Nuk mund t’ia privoj këtë kënaqësi muz-

ikës.

- Çfarë gjen ti te muzika live?

- Ndihem mirë me të kënduarit live sepse është publiku ai që e dëshiron një gjë të tillë dhe mundohem të këndoj pak nga të gjitha rrymat, që të plotësoj shijet e publikut.

- Realisht, çfarë pret nga publiku?

- Të më vlerësojë për atë që bëj, sepse këndoj me shpirt dhe duartrokitjet e publikut janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua.

- Ti, sapo ke realizuar edhe një këngë të re, apo jo?

- Po, është e vërtetë. Sapo kam përfunduar një këngë shumë të bukur, klipi i së cilës del sot ose nesër në transmetim, një bashkëpunim me Ratin dhe 52Onin. Rezultoi një bashkëpunim i këndshëm që besoj dhe shpresoj se do të pëlqehet shumë edhe nga publiku. “Si gjynah” titullohet kënga e realizuar nga Mariglen Boja, me tekst të 52Onit dhe klipi është një realizim i Max Production.

- Pse ky titull?

- Po e them që në fillim se nuk është diçka personale, është një zgjedhje që ne të tre këngëtarët që bashkëpunuam për këtë këngë, ramë dakord, sepse dukej një titull i goditur.

- Deri kur do këndosh ti Kristina?

- Derisa të më mbajë fryma. Muzika është shumë e rëndësishme në jetën time dhe do të angazhohem në të, derisa të kem jetë.

- Ti je e re, je vetëm 23 vjeçe... E ke menduar si do të jetë e ardhmja jote?

- Eh, ta dish ti si e kam menduar unë të ardhmen! ( Buzëqesh) Me muzikën pranë meje, nuk diskutohet që po, por edhe me shumë gjëra të bukura përreth. Të tjerat, ia lëmë kohës më mirë.

- Nëse një ditë do të të duhet të mos këndosh më...

- Nuk e imagjinoj dot, madje as nuk dua ta mendoj, sepse muzika është gjysma ime. A mund të jetojë njeriu përgjysmë? ( Buzëqesh)

- Të pëlqen emri që mban?

- Të them të drejtën, nuk më ka pëlqyer shumë, por tani e tutje, do ta dua!

- Çfarë panesh afatshkurtra ka Kristina?

- Koncertet në diasporë që i kam të shumta dhe falënderoj publikun tim që më do sepse pa të, askush nga këngëtarët nuk do të kishte rëndësi. Kemi edhe surpriza të tjera, që do zbulohen me kalimin e kohës.

- Po ato afatgjata?

- Të realizojmë këto afatshkurtrat njëherë, pastaj flasim për afatgjatat. Ne do të takohemi përsëri, apo jo? ( Buzëqesh)

- Sigurisht që do takohemi! Dhe tani, një mbyllje të bukur si malësore që je...

- Unë, kur bëj një premtim, e mbaj dhe i premtoj publikut që do të sjell këngë të reja dhe të bukura. Qofshi mirë të gjithë që të dëgjoni, këndoni, kërceni dhe pëlqeni këngët e malësorëve. Me dashuri, Kristina!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.