Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Kur vetë jeta është një mal e ti thua, “si t’ia dal?” Kur edhe shpirti të tradhton me të keqen zë e shkon. Ç’mund t’tregosh nga jeta jote Ti, njeri i kësaj bote? Di të heshtësh, di të qash. Di të marrësh, s’di të ndash. Di të shkelësh përmbi koka S’di ç’është qielli e as toka Ç’mund t’tregosh nga e jotja jetë Ti, njeri, çfarë je vërtet!? Flas për njerëz që janë si unë Nuk janë pak e as janë shumë Patriotë e luftëtarë Flas për gjakun shqiptar. Ç’të të them për veten time Unë shqiptar i Shqip’ris jetime! Kaq pa njerëz o Shqipëri Brez pas brezi, fatkeqësi Një burrë s’nxore ‘’ta hajë dreqi’’ Që si burrë të t’udhëheqi! Ç’të të them për Shqipërinë. Të them që ha njeriu njerinë!? Të ekzagjeroj ndër petka fjalësh? A t’meditoj nën tinguj valësh. Të them jam mirë, kur nuk jam mirë? Të shoh të bardhë kur është e nxirë! Ç’të them më për ty Atdhe Jo mjerë ti, por t’mjerët ne! Endrrat në moskamje më shumë rriten Ashtu si i urituri ëndërron simiten. Por unë ëndrrën time do kem dritë në sy E sa të ketë dritë syri do t’luftoj për ty. Ç’të them më për ty, e imja Shqipëri Ti je ëndrra ime dhe shpresa ime Ti…

Bledi Ylli Fajtore u ndjeva para saj në bashkëbisedim Sot vrava një femër, e godita me fjalë, kurse ajo mburrej

me vepra mburrej me gabimet e saj Ajo më fliste hapur, më quante njeri pa ndjenja. Unë nuk doja, Unë flisja me ndershmëri, ndërsa ajo qeshte, qeshja e saj më tallte, mburrej “nuk ka Dashuri”. Ajo fliste me pasion “Dashuria nuk ekziston”, ndërsa unë qaja. Qaja pa zë, qaja në shpirt, për gratë qaja, për ato femra që nuk i kanë, të gjitha cilësitë Sot fola me një grua që nuk më kuptoi Emrin femër ia hoqa, ajo nuk e meritoi Unë e vrava plot krenari për gabimet e saj Ajo, ajo përsëri qeshte duke më quajtur të marrë…

Gëzime M. Nuraj

O perëndim, mos e shuaj...!

Një diell i rrumbullakët pupet E perëndon mbi fushën me dëborë. Dhe yjet kanë zbritur në tokë, E si lojtarë të mirë Rendin ta arrijnë, ta gjuajnë, Të bëjnë gol. Të duket, se dhe natyra Po luan futboll Me një top të kuq, Me prozhektorët e dritës së kuqe ndezur. O perëndim, mos e shuaj Këtë emocion të bukur!

Duhesh Ti…

Miltiadh Davidhi Mendoja, më të bukurën ende s’kisha takuar E kështu jetonte prej kohësh shpirti im. Një fotografi tënden sonte mbaj në duar Kuptova, më e bukura tashmë është një kujtim. Jam dehur nga alkooli a ndonjë lënd’ tjetër. Sa m’vinte rrotull bota e jeta bëhej ëndërr. Po të kthehej koha, në botën tonë të vjetër. Dashuria jote, ish’ dehja më e ëmbël... Nuk ekziston fati, gjersa nuk je Ti. Dhe mrekullia zhduket e mbetet në përrall’ Me ty e arratisur, nuk gjendet dashuri Veç netë që vijnë me mallin e përfundojnë në mall...

I pa ftuar

I thashë e dashur trishtimit një ditë, “Përse vjen tek unë i paftuar?”, ai i përgjumur fërkoi fort sytë, isha duke fjetur, gëzimet më zgjuan. Dua të largohem veç për një çast, më bëj nder, qëndro në timin vend, që kur të kthehem syve t’u jap gaz. duke pastruar lotët që ti vjen e u derdh.

Elisabeta Gockaj

Dua bijën – Çamërinë

A ka ardhur koha tani? Të shëroj plagët e marra Krenare jam në çdo kohë Ti mbledh eshtrat e ndara Nuk jeton dot trupi i ndarë Më dhemb çdo qelizë e tij Kam bijë Çamërinë time Kam hapur krahët, ta fus në gji!

Vjollca Ajasllari Koni

Mendime

Kjo ndërtesë e vjetër...

Seç më sjell kujtime kjo ndërtesë e vjetër ndjej diçka në shpirt të më shtrëngojë, Thua të kem jetuar këtu në një jetë tjetër e banesën time nuk mundem ta harroj! Sa herë hapin ndala para kësaj porte për rrugicën me kalldrëm seç ndjeja nostalgji, Kjo ndërtesë e vjetër sikur bëri një epokë e për jetë të jetës, do të mbesë në histori!

Fatmira Loci Një varkë mes detit të pafund, Lehtë-lehtë po lundron. Mendimet ëmbël i përkund, Zemrës “indet” i ngacmon! Kthehu mbrapa, varkë moj, Në “trupin” tënd, merrmë dhe mua. Me ty detit të lundroj, Mes kaltërsisë që shumë e dua!

Me ty e dashuruar

Të shoh në sy dhe rri mendoj, Me sytë e tu unë e marrosur, Sa vite shkuan me ty kaq pranë, Në zemrën tënde e burgosur! Një burg i ëmbël dashurie, Që vitet kurrë s’e brejtën dot, Çudi si flakë e një shkëndije, Ndezi një zjarr që djeg edhe sot. Me ty përjetë e dashuruar, Si mbretëreshë në burgun tënd, Jo s’ka të tjerë gardian as burgje, Ku zemra, sytë rob t’i ketë lënë...

Laerta Kajtani Pas mureve kuriozë i bën mjeranët, Si mund të rrosh në burg i lumtur? S’e njohin burgun, të humbur shajnë, N’qeli dashurish rob kurrë s’janë futur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.