Çfarë stili të përdor në arredim?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Do të arredoj shtëpinë dhe më nevojitet shumë një opinion i arkitektit tuaj. Dua të di se cili është stili që përdoret më së shumti sot? Çfarë duhet të kem parasysh për të patur një shtëpi moderne e bashkëkohore, por që në të njëjtën kohë, të më ofrojë qetësinë e duhur, pas pune? Në pritje të përgjigjes suaj, ju falënderoj.

-

Stilet janë të shumta, të tilla si: stili bashkëkohor, modern, art &crafts, hollywood regency etj., por teknikisht, dizanji bashkëkohor ose modern është i rrënjosur në këto kohë dhe në vija të përgjithshme, ai përfaqëson mbështetjen në dekorin tradicional. Shpesh, dëgjojmë termat “bashkëkohor dhe modern”, por në fakt, ata nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Modernia referon një levizje të veçantë të projektimit që nis në fillim të shekullit XX dhe ndjek udhëzime të rrepta. Bashkëkohorja, nga përcaktimi, është më e paqëndrueshme dhe më tolerante, duke i thyer këto ligje të rrepta. Stili bashkëkohor nuk ndjek një rregull të veçantë, prandaj në këto kohë ka zënë vendin e parë në përzgjedhjen e stileve, duke u prodhuar e preferuar më së shumti. Është vetë jeta e sotme, në njëfarë mënyre, që e “përkrah” atë. Mbin- garkesa e orët e gjata të punës, qytetet e mbipopulluara e me zhurmë, kanë bërë që klientët tanë të zgjedhin më së shumti këtë stil sepse ai të fal komoditet e qetësi dhe një larmi ngjyrash që vetëm të qetësojnë. Për më tepër, ky stil të jep mundësi më shumë se çdo stil tjetër të pasqyrosh edhe diçka nga vetja; dëshirat, karakterin ose hobin tënd. Përse funksionon? Theksi qëndron te linja dhe forma, dy bazat e një dizenjimi të mirë. Bashkëkohori përmban elemente neutrale dhe ngjyra të guximshme, dhomat dizenjohen duke krijuar hapësira të bollshme, që e bëjnë ambientin të duket më i gjerë dhe më i ajrosur.

Dizajni i brendshëm bashkëkohor funksionon me një gamë ngjyrash kryesisht kafe, të përhimë (i murrmë), krem dhe të bardhë të pastër. Kjo sekuencë ngjyrash mund të gjendet ndonjëherë në një mur të vetëm, në një qilim të mrëkullueshëm në dysheme ose në një pjesë të veçantë arti, si për shembull, në një pikturë. Le të themi diçka për mobilimin... Ky stil kërkon linja të pastra e të qeta, pa gdhendje apo zbukurime. Qëllimi i tij nuk është të nxjerrë në pah shije të hollë e të rafinuar. Mobilimi përdoret me ngjyra të lehta druri ose thupre, ngjyrë e pastër ose të ndritshme qelqi, ngjyrë çeliku, nikeli (si ajo e monedhave 50 lekëshe) dhe kromi. Pasqyrat janë një element tjetër i rëndësishëm që duhet të përdoren, por me shumë kujdes dhe jo në sipërfaqe shumë të mëdha. Ato bëjnë që ambienti juaj të duket edhe më i madh. Pëlhurat e përdorura duhet të jenë natyrore, si leshi, mëndafshi, liri dhe pambuku, me ngjyra të natyrshme neutrale. Megjithatë, ngjyrat e guximshme apo modelet gjeometrike mund të sillen në jastëkë, një qilim ose një mbulesë. Në këtë lloj dizenjimi është shumë i rëndëishëm edhe detaji i ndriçimit, pasi ai e udhëheq vëmendjen aty ku duhet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.