Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr gjyshen time e cila ka 4 vjet që ka vdekur. Unë po rrija shtrirë në krevat, ndërsa ajo erdhi papritmas nga dera e ballkonit dhe po ecte drejt meje, sikur nuk po më shikonte. Kur unë e thirra disa herë, ajo nuk dëgjoi, pastaj sa do kalonte nga dhoma tjetër, m’u kthye. Më erdhi drejt e po më shikonte me inat, pastaj m’u kthye në gjarpër dhe më trembi. Jam zgjuar e tmerruar. Çfarë do të thotë?

- Gjyshet apo edhe pjesëtarë të tjerë të familjes kur nuk jetojnë më dhe na shfaqen në ëndrra, vijnë me një mesazh shumë të qartë: Diçka nuk shkon mirë me jetën tuaj, ju mund të keni kaluar ose do të kaloni një siklet. A ka njeri më të dashur se gjyshja? Pra, ajo nuk ka pse t’ju shfaqet në ëndërr për ndonjë arsye tjetër, përveçse për faktin që është e shqetësuar për ju. Kini kujdes në këtë periudhë që e keni parë, sidomos në marrëdhënie me personat që ju mund t’i quani shumë të afërt apo intimë, sepse mund të pësoni ndonjë zhgënjim. Shmangni çdo konfidencë apo shprehje dëshire për momentin me njerëzit që ju rrethojnë. Pra, ëndrra ju paralajmëron për ët bërë kujdes.

- Kam parë në ëndërr pas orës 4 të mëngjesit sikur te shtëpia ime kishin ardhur motrat e babait

dhe shumë të afërm të tjerë, sepse isha fejuar. Unë shkova te një dyqan këtu afër shtëpisë për të blerë disa peshqeshe për të afërmit. Shitësja më pyeti se me ç’rast po i blija. Unë i thashë se isha fejuar dhe ajo më uroi. Pastaj, pashë sikur të afërmit po largoheshin, ne po i përcillnim te porta dhe po përshëndeteshim me ta. Pashë se edhe shitësja kishte dalë nga dyqani dhe po shihte të afërmit që po largoheshin nga shtëpia ime. Theksoj se jam beqare, 29 vjeçe. - E nderuar 29 vjeçare, mendoj se e gjithë ëndrra juaj ka të bëjë me shqetësimin tuaj të brendshëm dhe të familjes gjithashtu në lidhje me të ardhmen tuaj përsa i përket jetës në çift. Edhe ju vetë keni frikë për fatin tuaj dhe në njëfarë mënyre, dëshironi të bëheni çift sa më shpejt. Pra, në ëndrra, shfaqet në radhë të parë dëshira juaj që të bëheni çift, por edhe shqetësimi e frika për fatin tuaj. Megjithatë, përveç kësaj, ëndrra jep edhe njëfarë sinjali; ka shumë mundësi të keni vërtet një rast për t’u fejuar, ama nuk duhet ta përflisni shumë, sidomos me personat që ndodhen jashtë familjes tuaj. Pasi të arrini të realizoni atë që dëshironi, pra, të bëni diçka zyrtare, atëhere mund të flisni për këtë çështje, edhe jashtë rrethit familjar. Për momentin, duhet ta bëni vetëm me njerëzit e besuar, që kupto- het se janë familja. Mund të bëjë përjashtim ndonjë shoqe shumë, po shumë e ngushtë. Uroj që ëndrra juaj të bëhet vërtet realitet, të jetë e mbarë dhe e bukur për ju. - Kam parë një ëndërr nga ora 1.30 e natës, sikur ndodhesha përpara fushës së Kishës së Laçit. Aty ishim vetëm 3 veta të panjohur për njëri-tjetrin. Përpara nesh ndodheshin tri vende në formën e një kove të madhe, të betonuara, ku ne të tre do të bënimm kurban një person. Njëri ishte nga labëria, 50 vjeç, ajo tjetra e moshës 45 vjeçe. Unë dhe labi kishim nga një pulë të zezë, ndërsa ajo tjetra pulë laramane, të cilat ishin vendosur në vendin ku do bëheshin kurban. Përpara nesh ishin edhe 5 copë qirinj jeshilë të ndezur nga pak, por për momentin ishin të fikura. Unë mora vetëm 4 copë dhe thoja me vete “kaq më duhen. Do të lutem për tre yjet e mi si dhe për veten time që të jem nëna më e lumtur për të mirën e yjeve të mi”. Në fakt, nuk arrita të ndizja asnjë, por i thashë zonjës që ishte me ne që të merrte qiririn e pestë e të fundit që ta ndizte për Marien, e cila faktikisht është e sëmurë dhe i thoja: “Bëj sevap moj grua, ndizja se është gjynah”, por ajo qeshte me një sarkazëm të llahtarshme, që më tmerroi. Në momentin që do të ndërroja pulën në krahun tjetër, u frikësova sepse këmba e majtë e pulës u shkëput dhe ngeli e varur. E tmerruar nga kjo skenë, u zgjova mjaft e tronditur. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr se jam në ankth... - E nderuar zonjë, ëndrra juaj është shumë e komplikuar, duket qartë që ju jeni tip pak ankthioz në lidhje me gjithçka në jetë, por përgjithësisht, në lidhje me fëmijët tuaj. Keni një merak, një shqetësim të brendshëm, gjë që e dini vetëm ju dhe që ju shfaqet në këtë mënyrë në ëndërr. Atëhere, për të qetësuar veten tuaj dhe fëmijët, sepse mund të reflektoni gjendje jo të mirë tek ata, duhet të shkoni në një vend të mirë ku besoni dhe të luteni për qetësinë tuaj në radhë të parë, shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijëve tuaj. Pra, keni nevojë të falni diçka diku, dikujt që ka nevojë dhe të ndizni qirinj duke u lutur siç ju thashë më sipër për qetësinë dhe shëndetin tuaj përpara e më pas për të tjerët sepse nga ëndrra duket që ju nuk jeni shumë mirë nga ana shpirtërore. Duhet të qetësoheni dhe të merreni me shëndetin tuaj fizik, shpirtëror dhe psikologjik. Pra, ëndrra nuk parashikon ngjarje, thjesht ju këshillon për ato që ju thashë më sipër. Ju uroj shëndet!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.