Yetje - ër seksin

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një problem: Sa herë bëj seks, herën e parë ejakuloj për disa minuta, por herën e dytë dhe të tretë e kam të vështirë. Mund të shkojnë edhe 20 minuta dhe përsëri nuk arrij në ejakulacion. A duhet të shqetësohem?

- Nga ato pak të dhëna që na shkruani, nuk duket diçka shumë e madhe për t’u shqetësuar. Do të ishte problem nëse femra me të cilën ju kryeni marrëdhënie, do të ankohej nga një akt seksual i gjatë. Gjithsesi, varet edhe nga koha e pushimit që i lini, nga njëri akt seksual në tjetrin. Kjo ka rëndësinë e saj, sepse trupi do kohën e duhur që të marrë veten dhe të përgatitet për një akt tjetër seksual. Por, ju dukeni shumë aktiv dhe kjo ka rëndësi. Nëse vazhdoni ta ndjeni si problem, ju këshillojmë thjesht një konsultë më të hollësishme tek andrologu, për të shuar dyshimet që keni me veten tuaj.

- Jemi një çift që kemi tre vjet martesë dhe nuk po bëjmë dot fëmijë. Nga analiza e spermës doli se spermatozoidët ishin me dy bishta. A është kjo arsyeja pse nuk bëjmë fëmijë?

-

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog

Një nga parametrat e një spermograme është studimi morfologjik i spermatozoidëve. Spermatozoidi ka shtatë patologji të kokës, dy patologji të pjesës së mesme dhe katër patologji të bishtit. Prania e spermatozoidëve me dy bishta është një nga patologjitë, por nuk është shkaktare kryesore e pamundësisë për të bërë fëmijë. Sidoqoftë, shoh që informacioni juaj është i turbullt, ndaj ju këshilloj një konsultë, për sqarime të mëtejshme.

- Jam 60 vjeç dhe kam përdorur Viagra për një periudhë jo shumë të gjatë. Efekti ka qenë i mirë, por kohët e fundit ajo nuk më shërben më për asgjë. Si shpjegohet kjo dukuri?

-

Në bazë të studimeve të bëra nga ne mjekët specialistë, në raste të tilla, zëvendësimi i Viagrës me Levitrën rivendos funksionimin seksual në 80% të rasteve. Ju këshilloj ta bëni një gjë të tillë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.