UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Me 27

tetor, shpirti i vogël i hallës, Orkida Hyka, mbush 8 vjeçe. Që nga dita që lindi, ka sjellë në shpirtin tonë gëzim e lumturi. E urojmë nga zemra të ketë shëndet dhe jetë të gjatë, fat e

suksese në jetë. E

urojnë mami me

babin, motra dhe vëllai i vogël, katër gjyshërit, halla, xhaxhai dhe daja me familjet e tyre. Të rrittë Zoti dhe

qofsh gjithmonë e lumtur, zemra

jonë!

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Përveç syve, plot dritë, ti ke edhe emrin të tillë: Aurora. Ti, vajza e edukuar, atje ku unë bleva kartat e telefonit. Medet, që më duhet të vij vetëm një herë në muaj e jo më shpesh. Gjithsesi, të uroj fort: Jetë të lumtur, Aurora.

- Jam një “tifoz i vjetër i Edlira Birkos, aty te TVSH-ja. Emisionet e saj për implementimin e fizkulturës në shkolla janë gjithaq cilësore, sa edhe të tjerët. Pasion, profesionalizëm, ja distikti yt, Eldira. Të uroj fort.

- Kur të pashë ty, i dashur Safet Gjici dhe ty, i dashur Mehmet Hasalani, bashkë në një tavolinë pune për kushtet e punës në minierat e Kukësit, thashë me vete, se me çfarë miqsh; më ka bekuar Zoti! Ju njoh të dyve për fisnikërinë. Ju uroj të mbeteni të tillë deri në fund.

- Më vjen kaq mirë, e dashur Enkeleda Kurcani, që takohemi përmes shkrimeve, në gazetën “Intervista”, dikur te “By Passi”, tani këtu. Të uroj nga zemra gjithë të mirat e sidomos të sjellësh në jetë një krijesë të vogël dhe të bukur.

- Kam dashur prej kohësh të them dy fjalë, për ty, e nderuara Daniela Kostandini aty te TV Klan. Më pëlqen biofilia jote, dashuria për jetën, për sa më shumë fëmijë, për familjen. Lajmet i “than”, po sa do dëshiroja të kishe edhe një emision. Ti e bën! Gjithsesi, urime nga zemra.

- Drita, nëna jote më thotë se duhet të shkruaj edhe për ty Keti. Më vjen për të qeshur: Ti e di sa shumë të dua. Po, është e vështirë të shkruash për ata që i do fort. Është e çuditshme, po, kështu është! Gjithsesi, të uroj gjithë të mirat e kësaj jete. Puthe fort Melin dhe Ajlin!

- Isha në Burrel, para ca kohësh, e dashur Mira, burrelsja që punon aty tek “Intervista”. Isha pranë lumit Mat, aty në fshatin Shoshaj dhe m’u kujtove ti, ndërsa shihja rrjedhen e ujit. “Dhe unë për ty seç ndjeva mall”, thotë i madhi Kadare. Vetëm se, shi nuk po binte dhe xhama afër nuk kisha, por kisha rrjedhën e bukur të ujit. Të uroj që edhe “rrjedha” jote e jetës të derdhet në “detin” e lumturisë, e dashur mikja ime aq e bukur! Lum ai që do të të marrë!

- E kam thënë. Nuk është vetëm Behari me zemrën behar, po je edhe ti Bardhi Malaj edhe Tosi, madje. Ç’fat, t’ju kesh miq! Të uroj fort: Jetë të gjatë, i dashur mik!

- Me njerëzit e tu të afërm, pi përditë pothuajse kafe, aty te “Palma” jonë e dashur, i nderuari ministër Bledi Cuçi! Me Tosin, Ladin, vëllanë e tyre të madh. Me ty nuk kam patur rastin të të takoj, doja vetëm të të thoja: Më kënaq me argumentet që përdor për reformen territoriale. Je një nga zgjedhjet më të mira të Edit. Të uroj fort!

- Vallahi, i dashur Erion Braçe, edhe pse dua më shumë Dashin (babanë tënd) je djalë trim! Njerëz që s’ua bën syri terr para së keqes. Ah, sa i duhen Shqipërisë njerëz si ti! Të përqafoj fort, miku im.

- Familja Mema shquhet si për sportin, si për edukatën. Shoh Aliun, futbollistin e madh, që edhe pse e motra nuk i rron më, vjen çdo të diel te Xhaviti, nipi i tij dhe miku im. Njerëz për t’u pirë në kupë, thotë populli, në kësi rastesh. Urime të gjithëve, veçanërisht djalit të Xhavitit, që studion në Turqi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.