Në kujtim të jetës së Dhosi Nastos...

Intervista - - POSTA -

- Në fshatin Nartë të rrethit Vlorë, në një shtëpi pranë kishës së fshatit në qendër, lindi Dhosi Nastua apo siç e thërrisnin, Xha Dhosi. Ai lindi më 1919, në një familje tregtarësh. Babai dhe nëna e lanë në moshë shumë të re, 12 vjeçare. Për shkaqe ekonomike, iu desh të ndërpriste mësimet dhe të punonte pranë tregtarit Gori Rists, që e trajtoi si djalin e tij. Ai me vullnet vazhdoi shkollën tregtare dhe këtë duhet ta ndërpriste për shkaqe ekonomike dhe të kryerjes së shërbimit ushtarak. Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak punoi si tregtar me mallra të ndryshme. Gjatë punës në këtë dyqan ka ndihmuar Luftën antifashiste. Në vitin 1940 ai martohet me zonjen Eftali, një zonjë e dashur dhe e respektuar në fshatin Nartë. Si frut i dashurisë lindën katër fëmijë, të cilët i bëri me shkollë dhe me profesione. Mbas çlirimit, ai punoi në N.T.U.S. derisa mbylli jetën e tij (Xha Dhosi). Ishte i palodhur dhe karakterizohej nga saktësia e dashuria për punën, ai respektohej nga të gjithë. Bashkëmoshatarët shprehin kujtimet më të mira si një njeri me virtyte të larta. Kushdo që ishte afër me të, mësonte shumë gjëra. Ishte njeri i përkushtuar ndaj punës dhe tepër korrekt, detyrën e kryente me bindje të plotë duke treguar respekt të madh ndaj punës dhe detyrës. Fëmijët ishin forcë e madhe që e shtynin të ecte përpara dhe i jepnin kurajo. Dhosi (Xha Dhosi) ishte shok, baba, prind me virtyte të larta. Narta dhe Vlora e përkujtojnë me respekt Dhosi Naston. Familja humbi njeriun më të dashur, por kujtimet e tij do të jenë në vëmëndjen e Nartioteve dhe Vlonjatëve të cilët e kanë njohur. Dhosi (Xha Dhosi) do të kujtohet me respekt nga të gjithë të njohurit e tij. Ai ishte i mbushur plot optimizëm dhe ëndrra për të ardhmen. Ai u nda nga jeta në vitin 1979, nga infarkti. Xha Dhosi ngelet modeli i njeriut human, fjalëpak, sakrifikues dhe punëtor. Edhe pse ka 35 vjet që është ndarë nga kjo jetë, mbahet mend sikur të ishte gjallë. Me xha Dhosin krenohet familja, Narta dhe Vlora. Anesti Caushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.