Zbuloni personalitetin, sipas ditës së javës

Intervista - - HOROSKOPI -

Ju me siguri e dini datën tuaj të lindjes, por a e dini se në ç‘ditë të javës keni lindur? Kjo e fundit, ndikon në karakterin dhe në shumë drejtime të jetës suaj. Zbuloni se në ç‘ditë të javës keni lindur, nëpërmjet internetit dhe më pas lexoni shkrimin tonë... Keni lindur të PREMTEN Personaliteti juaj: Ju jeni nën ndikimin e Afërditës, planetit të dashurisë! Keni lindur për qejf, dashuri, moskokëçarje... ndjenja që dini t’i gjeni dhe t’i ndani me të tjerët. Karakteri juaj bashkon sharmin, inteligjencën, elegancën e natyrshme, por edhe mirësjelljen dhe bujarinë. Keni shumë miq dhe të dashur, realë e potencialë dhe ju pëlqen të ftoni njerëz dhe të festoni. Jeni nga ata që ftohen kudo, në çdo festë, sepse të tjerët janë të bindur se dini të kri- joni një atmosferë të gëzueshme dhe kanë të drejtë!

Dashuritë tuaja: Shumica e pjesëtarëve të seksit të kundërt mendojnë se jeni i parezistueshëm... bile edhe kur janë të martuar/a, madje edhe shefi/ja, gjë që ju fut në situata të sikletshme! Në jetën e përditshme rrallë jeni vetëm, sepse zotëroni artin dhe mënyrën për të tërhequr vëmendjen. Pa dyshim, do të përjetoni pasione të mëdha me një venusian, që ka lindur në një ditë me ju, ose me një mërkurian. Me ta do të ndani të njëjtën kureshti dhe dashuri për jetën.

Jeta profesionale: Estetikë, bukuri, veshje, pikturë, skulpturë, gatim apo dekoracion, ju tërheq gjithçka që ka lidhje me bukurinë. Jeni mbreti i masazheve relaksuese, Feng Shuit, dini të zbukuroni një shtëpi ose të rregulloni, me disa gjeste, një veshje, apo një grim. Kështu, pra, mund të punoni në botën e modës, të krijimit grafik, bukurisë, reklamave, apo fotografisë. Jeni artist/e në shpirt, megjithatë, dini t’i mbani këmbët në tokë. Për t’ju shoqëruar në aktivitetet tuaja krijuese, dini të rrethoheni nga njerëz kompetentë dhe seriozë, me talente të ndryshme nga tuajat.

Kafsha e preferuar: Kali. Ju adhuroni elegancën dhe fuqinë e tij

Fjalët-kyç: Kënaqësi, dëshirë, bukuri, natyrë, ushqim Keni lindur të SHTUNËN Personaliteti juaj: Jeni nën ndikimin e Saturnit, që ju mëson durimin dhe përpjekjet! Ju mund të prisni shumë gjatë që një projekt, ose një histori dashurie të konkretizohet, pa u dekurajuar dhe pa dyshuar. E dini që koha rregullon shumë gjëra dhe e lini të veprojë. Në jetën e përditshme, ju veproni me mend e këmbë në tokë dhe nuk u zini shumë besë emocioneve dhe ndjenjave tuaja! Nganjëherë ju quajnë të largët, apo të ftohtë, por vetëm ata që nuk ju njohin mirë, sepse ju prisni vetëm momentin e duhur për të treguar veten. Pasi keni marrë vendimin tuaj, asgjë nuk mund t’ju ndalojë

Dashuritë tuaja: Nën pamjen e jashtme të qetë dhe serioze gjendet një vullkan që nuk është shuar aspak. Ju jeni pasionant/e, por nuk e tregoni, nga frika se mos u zbuloheni të tjerëve. Hapjuni më shumë të tjerëve, tregohuni ashtu si jeni, serioz, por edhe i gëzueshëm, shpikës, i ngrohtë dhe altruist. Ju jeni kureshtar/e dhe me shpirt të hapur, adhuroni udhëtimet, të zbukuroni shtëpitë e vjetra, ose të dilni shëtitje. Pa dyshim që shpirtin tuaj binjak do ta gjeni jashtë kontekstit të përditshmërisë suaj dhe me të do të keni dëshirë të hapeni me shumë. Kur të jeni në çift, do të fitoni siguri, besim dhe humor, do të dukeni më joshës/e dhe do t’ua fitoni zemrën shumë vetëve! Ju merreni vesh mirë me hënorët, që kanë lindur të hënën.

Jeta profesionale: Jeni shumë punëtor/e, u dedikoheni të tjerëve (nganjëherë më shumë se ç‘duhet), dhe mendoni për ta më shumë sesa për veten! Ai që ka rezultate të shkëlqyera në shkollë, do të ketë sukses edhe në punë, por ndërkohë, mund të sakrifikojë disa raste të mira në jetën sentimentale dhe shoqërore, për t’ia arritur kësaj. Ju pëlqen të jeni në shërbim të një kauze tek e cila keni besim, si në profesionet e mësuesisë, mjekësisë, ose aktivitetet e lidhura me natyrën. Ju mund të filloni me sukses edhe një aktivitet të pavarur, sidomos në fushën e shërbimeve.

Kafsha e preferuar: Qeni, besnik dhe i sigurtë

Fjalët kyç: Kompetencë, besnikëri, kërkim, seriozitet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.