Ariana Bushati: Unë, pjesë e "X Factor" në Londër...

Intervista - - FAQE 1 -

Ajo dikur këndonte “Mama” dhe ishte kjo kënga e parë e saj, që bëri të pëlqehej shumë nga publiku. Në këtë mënyrë, Ariana nisi rrugën e saj drejt muzikës dhe kërkimit të suksesit të cilin, edhe pse jeton në Belgjikë, e kërkon në Shqipëri. Kështu, pas këngës dhe klipit “Hands up”, Ariana ka bërë shumë kilometra me makinë për të ardhur në Tiranë dhe për të regjistruar dy këngët e saj më të reja me De Vox, të cilat do t’i shoqërojë edhe me klipe. Por jo vetëm kaq; Ariana do të jetë edhe një shqiptare që do të marrë pjesë në X Factor në Londër, vitin tjetër. Ajo është tip që nuk flet shumë... ndoshta lë që puna të flasë në vend të saj, por për ne, ka thënë disa gjëra që nuk i dinit...

- Ariana, çfarë të rejash kanë ndodhur me ty që nga intervista e fundit që kemi bërë bashkë?

- (Buzëqesh) Uh, kanë ndodhur shumë gjëra... Kam bërë klipin e ri dhe do të marr pjesë tek “X Factor” në Londër, që starton vitin e ardhshëm. Ndërkohë, pritet të ndodhin edhe mjaft të reja; sapo kam regjistruar këngën me De Vox dhe jemi në rrugë e sipër për të regjistruar edhe këngën tjetër. Të dyja këngët i përkasin rrymës dance.

- Pas “Mama” vjen me “Hands up”. Çfarë ke synuar të sjellësh me këtë këngë dhe klip?

- Jeton në Belgjikë, por aktivitetin tënd muzikor e vazhdon në Shqipëri. Çfarë kuptimi merr suksesi në Shqipëri?

... sepse është vendi im dhe më pëlqen më tepër të kem sukses këtu.

Këtë e kam bërë më shumë për qejf, duke iu përshtatur stinës së verës, me këngë ritmike. Këtë verë kam qenë në lëvizje dhe kam vizituar shumë qytet të Shqipërisë, isha edhe në Kosovë ku ia kalova mjaft bukur me të afërmit e mi atje. ( Buzëqesh)

- Vetëm muzika është ajo që të sjell këtu?

- Jo vetëm... Më sjellin edhe të afërmit e mi.

- Po nëse muzikën do ta bëje atje dhe të afërmit nuk do t’i kishe në Shqipëri dhe Kosovë, do të vije këtu?

- Sigurisht që po...

- Pse? Çfarë do të të

sillte?

- Do të më sillte vetë Shqipëria sepse më pëlqen shumë ky vend. (Buzëqesh)

- Çfarë të bën më tepër përshtypje këto kohë në Tiranë?

- Atmosfera e ngrohtë, njerëzit e sjellshëm dhe të ngrohtë, ndryshe nga aty ku jetoj, ku njerëzit janë shumë të ftohtë.

- Vizitën e fundit, kujt ia ke bëre këtu?

- Vajzës së dajës. (Qesh)

- Tani, gati të gjithë këngëtarët po hapin kanalin e tyre në Youtube. Ti, e ke bërë këtë?

- Po, e kam bërë. E kam hapur qëkur realizova këngën time të parë.

- Çfarë sheh të vështirë në të bërit muzikë?

- Të vështirë e kam për faktin se nuk jam këtu gjatë gjithë kohës, ndërsa përsa i përket gjuhës, ia kam marrë dorën. ( Buzëqesh)

- Futesh më tepër te tipat e tërhequr apo tek ata të hapur?

- Jam tip i tërhequr, nuk futem direkt në muhabet, nuk përshtatem menjëherë.

- Çfarë të karakterizon ty, veçanërisht?

Nuk shprehem shumë, ama arrij të kuptoj shumë gjëra, edhe pse nuk flas.

- E quan veten me fat apo nuk beson te fati?

Po, e quaj. Për gjërat që kam realizuar, sukseset...

- Ndihesh mirë kur je në qendër të vëmendjes?

Po, më pëlqen, por jo në përditshëmri. Më pëlqen të jem në një pozicion të tillë vetëm në skenë.

- Ke ndjekur ndonjë

shembull deri tani?

Jo, jo, fare. Kam qejf që çdo gjë ta zgjedh vetë, ta kombinoj vetë, të kem stilin tim unik.

- Beson lehtë te njerëzit?

Jo, nuk besoj. Që të besoj te dikush, duhet ta njoh shumë mirë më parë.

- Kur dhe ndaj kujt je më tepër mosbesuese?

Për shembull, tani jam futur në një shkollë të re dhe aty nuk i flas pothuajse asnjërit sepse siç e thashë, unë duhet ta njoh mirë një person, që të filloj të kem besim tek ai.

- Je zhgënjyer ndonjëherë nga besimi i tepruar, qoftë edhe në marrëdhëniet me femrat?

Personat që e kanë fituar besimin tim, nuk më kanë zhgënjyer.

- Kur je e vendosur dhe kur jo?

Shumë e vendosur jam tek veshjet, look- u ndërsa e pavendoaur jam për planet e ditës të cilat më ndryshojnë gjatë ditës.

- Gjithmonë gjejmë diçka që na pëlqen dhe nuk na pëlqen te vetja. Për ty, cilat janë?

Më pëlqen që kur e nis diçka, ta çoj patjetër deri në fund, ndërsa ajo që nuk më pëlqen është se jam pak përtace. ( Buzëqesh)

- Po situata që do të të acaronte më tepër, cila do të ishte?

Acarohem shumë kur më duhet të rri në klasë ulur për 2 orë, për shembull. Këtë gjë nuk e duroj dot!

- Je gjendur ndonjëherë në ndonjë situatë të sikletshme? Më thuaj

njërën...

- Ka qenë festë dhe vajtëm në lokal unë e shoqja me të dashurin e saj. Lokali ishte plot dhe të gjithë po na shikonin neve, sepse këta të dy po putheshin gjatë gjithë kohës, ndërsa unë thjesht po rrija. Ka qenë një siklet i paparë sepse nuk dija ç’të bëja.

- Çfarë është ajo që mami vazhdon të ta përsërisë ende sot?

Më thotë gjithmonë vetëm “mos u vono shumë”, sepse ka shumë besim tek unë.

- U trembesh gabimeve?

Jam me mendimin se nga gabimet mëson.

- Kur ndodh të marrësh ndonjë kritikë nga mami?

Kur ndodh ndonjëherë të vonohem.

- Në ç’situata e merr ti iniciativën e para?

Ne në shkollë e ndjekim këtë taktikë mësimore: Çdo ditë që shkojmë në klasë, në tabelë, duhet të shkruajme të përmbledhur mësimin dhe ta shpjegojmë atë. Të klasës e kanë problem ta bëjnë këtë, ngurrojnë, ndërsa unë jam e para që dal. ( Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.