“Dua të këndoj mes Beogradit, me flamurin shqiptar në dorë!”

Intervista - - FAQE 1 -

Rita Ora duket se po e mendon seriozisht që të zgjerojë linjën e pasurive të saj të patundshme. Ajo ka menduar të blejë një shtëpi në vendlindje, në Kosovë. Ndërkohë që pjesa më e madhe e këngëtarëve këtu pretendojnë të largohen nga Shqipëria dhe Kosova, duke provuar të kërkojnë famën jashtë kufijve shqiptarë, Rita Ora po bën të kundërtën. Edhe pse është rritur në An- gli, edhe pse është tashmë një ndër këngëtaret më të famshme, ajo përsëri nuk dëshiron t’i largojë rrënjët e saj nga vendlindja. Rita e ka treguar disa herë që është shumë patriote dhe se nuk e harron kurrë vendin e saj. Kështu, ajo ka vendosur të blejë një shtëpi në lagjen e re që po ndërtohet në dalje të kryeqytetit, në Bernicë. Flitet se Rita i ka nisur procedurat për këtë dhe se shtëpia e saj do të jetë mjaft luksoze. Njëra nga fqinjet që do ketë këngëtarja, do jetë edhe kolegia Edona Llalloshi. Rita është në pritje të albumit të dytë të saj, ndërkohë që, nisur nga ngjarjet e fundit në Serbi, vetëm para pak ditësh është shprehur se do të donte shumë që të këndonte në mes të Beogradit, me flamurin shqiptar në dorë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.