Iskenderi dëshmon kundër Turgutit!

Intervista - - FAQE 1 -

Orhani përpiqet të mbrojë Nilajin, e cila duke e parë se si qëndrojnë punët, del dhe i kërkon Berdanit ta lërë Orhanin dhe Nazifin të lirë e të merret me të. Situata tensionohet, por në momentin e fundit, vjen policia dhe i arreston të gjithë.

Iskenderi e qorton Turgutin se si pati guximin t’i kërkonte Mahirit që ta vriste, duke ia bërë të qartë se e ka parë të gjithë skenën mes tyre, por Turguti e mashtron duke i thënë se të gjitha veprimet që ai ka bërë, kanë qenë pjesë e një misioni sekret shtetëror, ndaj nuk duhet të dalin në shesh. Iskenderi e beson.

Në komisariatin e policisë, Orhani mbahet brenda sepse ka qenë i arratisur nga burgu, Berdani, për shkak të mbajtjes së armës, ndërsa Nexhdeti dhe Nazifi lihen të lirë. Ky i fundit përpiqet të flasë me Orhanin në lidhje me atë që i ka ndodhur Mahiri, por policët nuk e lejojnë.

Nazifi del nga komisariati dhe shikon Nilajin duke qarë. Ai e pyet se ku do të shkojë ajo tani, nëse ka të afërm. Nilaji i tregon se nuk ka të afërm dhe se njerëzit e Berdanit do të jenë duke e kërkuar dhe nuk do të lënë gur pa lëvizur gjersa ta gjejnë, kështu që gjëja më e mirë që mund të bëjë është të dorëzohet tek ata dhe të marrë dënimin që meriton. Nazifi e merr me vete në shtëpi dhe ia prezanton familjes si shoqja e Orhanit. Në shtëpi, ai mëson se policinë e ka lajmëruar Safija, kur ai është nisur për në kazino dhe Nazifi i thotë se po të mos e kishte bërë këtë veprim, do të ishte derdhur shumë gjak.

Nazifi ikën nga shtëpia në kazinonë e Nexhdetit dhe e gjen atë duke kërcënuar punonjësit e tij që t’i tregojnë se kush e ka spiunuar Orhanin te Berdani. Nazifi i thotë Nexhdetit se nuk tha gjë për martreën e tij me Ajtenin, për të mos e mërzitur Ajtenin dhe se e ka pranuar edhe si komshi për këtë fakt, por nëse herë tjetër, për faj të tij, i preket ndonjë familjar, atëhere do ta vrasë me duart e veta. Nexhdeti e nënvlerëson kërcënimin e tij.

Feridja, vazhdon të qëndrojë në vendin ku mbahet i mbyllur Mahiri, edhe pse Jasini i thotë se kjo është shumë e rrezikshme për të dhe se i duhet të ikë, pasi ai dhe Erdali do ta nxjerrin Mahirin nga burgu dhe do ta njoftojnë atë për çdo gjë që do të ndodhë. Feridja i thotë se është penduar shumë që, për t’iu bindur ligjit, e dorëzoi Mahirin në duart e policisë dhe e pyet se çfarë duhet të bëjë për ta liruar atë...

Një javë më vonë, Jasini shkon ta lajmërojë Feriden se Turguti do të japë deklaratën e tij. Feridja i thotë se ai e ka shtyrë me qëllim këtë kohë dhe se, me siguri, në deklaratën e tij s’do të ketë asgjë pozitive për Mahirin, ndaj ata duhet të përpiqen ta shpëtojnë atë në mënyra të tjera.

Jasini është i dëshpëruar që nuk ka gjetur dot asnjë dëshmitar nga azili dhe që nuk ka mundur ta takojë Orhanin, pasi ai nuk pranon ta takojë. Feridja i thotë se do të shkojë ajo ta takojë me forcë Orhanin dhe do ta bindë të japë deklaratën e tij në mbrojtje të vëllait.

Kerimja vazhdon me organizimin e dasmës së Ferides dhe Mehmeti e përgëzon që po i bën punët aq mirë, sa Feridja nuk ka as dyshimin më të vogël për atë që po bëjnë ata.

Ajteni, në shtëpinë e Mahirit, përpiqet të mërzisë Nilajin. Ajo është e bundur se e ka takuar diku, megjithëse kjo e fundit bën sikur nuk e njeh. Nurteni e këshillon të motrën të mos fusë hundët aty ku nuk i takon.

Nazifi bëhet gati të shkojë në burg, kur në shtëpi vjen Feridja, e cila i kërkon Nazifit të shkojë me të për të takuar Orhanin. Ai i thotë se ka një javë që shkon atje, por Orhani nuk del që ta takojë. Atëhere, Feridja i thotë se duhet të shkojnë bashkë, sepse atë ditë ai do të dalë patjetër, me urdhër të drejtorit të burgut dhe Nazifi duhet të vijë që ta bindë të flasë.

Ajteni merr fotot e dasmës së saj dhe në to, sheh Zehrën përkrah Berdanit. Atëhere kujtohet se ajo është Nilaji që punonte te Sureja...

Mjeku vjen dhe ia bën të qartë Turgutit se me urdhër të Mehmetit, ai ka nënshkruar një përshkrim mjekësor sikur Turguti është shumë i sëmurë dhe jeta e tij rrezikohet, ndaj duhet të vazhdojë të qëndrojë në sital. Ndërkohë, avokati Fikret, vjen dhe i thotë Turgutti se kanë përgatitur gjithçka që ta çlirojnë nga të gjitha akuzat për vrasjen e Serras dhe të Sulejmanit, pasi do të paraqesin prova të ndryshme dhe pjesën tjetër që mbetet e pashpjeguar do të thonë se është sekret shtetëror, pasi ai ka mbrojtjen e plotë të Mehmetit në këtë aspekt. Turguti i kërkon që t’ia lërë atij dokumentet pasi do të punojë pak me to...

Feridja dhe Nazifi takojnë Orhanin, por ai nuk pranon t’i ndihmojë dhe thotë se nuk ka as baba dhe as nënë. Feridja i thotë Nazifit se mund të shkojë ta takojë Mahirin, pasi ajo nuk mundet, por Nazifi i përgjigjet se nuk mund ta shohë në sy Mahirin, kur nuk ka ndonjë lajm të mirë për t’i dhënë atij. Nazifi i humb shpresat se mund ta ndihmojnë Mahirin, por Feridja përpiqet t’i japë zemër.

Ajteni shkon në shtëpitë e Nafijes dhe i tregon asaj e Songulit se Zehra do t’u sjellë shumë probleme sepse ajo është e dashura e Berdanit dhe se ajo ka punuar në shtëpi publike. Safija dhe Songuli shokohen nga ato që dëgjojnë.

Mahiri takon Orhanin në burg dhe gëzohet kur e sheh, por Orhani ia pret shkurt se e di që ai do t’i kërkojë të japë deklaratën e tij në lidhje me armën, por nuk ka ndërmend ta shpëtojë. Mahiri i thotë se thjesht ishte i shqetësuar sepse nuk e kishte parë, por tani është i gëzuar që ai është mirë dhe ikën.

Prokurori shkon në spital të marrë deklaratën e Turgutit, i cili hiqet sikur është shumë i sëmurë. Turguti nis t’i tregojë prokurorit se si Mahiri e qëlloi pa mëshirë edhe pse ai i lutej të mos e bënte. Iskenderi, që e dëgjon këtë deklaratë, shokohet aq shumë sa pëson një atak në zemër.

Nazifi shkon në shtëpi dhe i tregon Safijes se çdo gjë që e plagos Mahirin, duket se i jep kënaqësi Orhanit. Nazifi dhe Safija dalin për një shëtitje dhe Safijka i tregon të shoqit se e ka marrë vesh kush është Nilaji. Nazifi i thotë se nuk kanë ata të drejtë ta gjykojnë atë vajzë dhe se ajo është e zgjedhura e djalit të tyre...

Iskenderi shkon te Turguti dhe i thotë se djalli që është brenda tij nuk ka ndërmend të dalë, përderisa bën fajtor një njeri që nuk ka faj. Ai ikën duke i thënë se duhet të harrojë se ka një baba, pasi ai tashmë e ka harruar se ka një djalë. Turguti përpiqet ta ndalojë, por nuk ia arrin dot. Atëhere ai i telefonon Suatit, duke i kërkuar ta vrasë babain e tij...

Feridja në mëngjes përgatitet të shkojë për në punë, por Kerimja e njofton se nuk duhet të vonohet për përvjetorin e prindrve të saj, sepse do të jetë një festë e madhe me shumë të ftuar. Feridja u premton se do të jetë e pranishme patjetër në kohën e duhur.

Songuli shkon te Jasini dhe i lutet ta çojë për të takuar Orhanin. Njerëzit e Berdanit, me urdhërin e këtij të fundit vihen në ndjekje të Nilajit dhe caktojnë një person që të vrasë Orhanin në burg. Dikush sulmon Orhanin dhe Mahiri e mbron, por Orhani sërish nis me historinë e deklaratës që nuk ka ndërmend ta japë për të mbrojtur të vëllain...

Iskenderi i telefonon Ferides dhe i kërkon të lërë një takim pasi do të japë një deklaratë në lidhje me çështjen e të birit. Feridja e pyet ku është dhe i thotë se do të shkojë menjëherë ta marrë.

Songuli shkon tek Orhani dhe i tregon se nuk ka qenë Mahiri ai që e ka denoncuar në polici për plagosjen e Jasinit, por ajo! Orhani nis të ankohet se askush në familjen e tij nuk e do, por Songuli i tregon se si i ati ka marrë Zehrën në shtëpi për ta mbrojtur dhe del nga takimi duke qarë.

Suati shkon të marrë Iskenderin, duke e mashtruar se e ka dërguar Feridja, por në atë moment vjen Feridja dhe e ndihmon.

Orhani deklaron se arma me të cilën është qëlluar Turguti ka qenë e Berdanit dhe se me siguri, ka qenë Turguti që e ka patur me vete atë dhe jo Mahiri. Orhani shkon të takojë Mahirin dhe i thotë se i ka lënë në besë njeriun që do më shumë, Nilajin. Mahiri përpiqet të kuptojë sjelljen e tij, por policët vijnë dhe e marrin.

Iskenderi shkon dhe jep deklaratën e tij në mbrojtje të Mahirit, duke treguar të gjithë ngjarjen e plagosjes të Turgutit, siç e pa, me sytë e tij...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.