Ermal Mamaqi paguan 100 euro për Serialin!

Intervista - - JAVA VIP -

Tashmë, të gjithë e njihni Serialin, personazhin e bërë publik nga rrjetet sociale. Nëse futesh në youtube dhe klikon: Seriali “Kozeta”, pasi ta dëgjosh këngën, do kuptosh pse ky personazh u bë i famshëm. Ai përflitet shumë për dashurinë që ka për vajzën me emrin Kozeta për të cilën ka bërë edhe ato që ai i quan këngë, por që janë më së shumti, burim humori. Ky është edhe shkaku pse moderatorë si Arian Çani, preferojnë t’i ftojnë personazhe të tilla në emisione të tyre, taktikë që me sa duket, ka nisur ta ndjekë dhe Mamaqi, në emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin”. Personazhi që ai po e kërkon me ngulm, por s’po e gjen dot është pikërisht Seriali, ndaj ka vënë publikisht një shpërblim 100 euro për atë që i sjell Serialin në emision. Me këtë rast, më në fund, edhe ne do të mësojmë se cili –shtë Seriali i “famshëm”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.