Xhensila sqaron sherrin me Robert Aliajn

Intervista - - JAVA VIP -

Për momentin, spektakli më i lakuar në ekranet shqiptare është ai “Dance vvith me” që është vënë tashmë në qendër të vëmendjes së shumë spektatorëve. Shumë më tepër vëmendje pati ai mbrëmjen e fundit, kur edhe ndodhi një debat i fortë mes çiftit Elgit e Xhensila dhe anëtarit të jurisë, shovvmen-it Robert Aliaj. Sipas këtij të fundit, ai është kërcënuar në mënyrë maloke që t’i japë pikë çiftit në fjalë, ndërkohë që Xhensila është hedhur menjëherë duke e mohuar. Sipas saj, kurrë nuk janë bërë kërcënime për pikë, ndërkohë që pas kuintave, këngëtarja ka shpërthyer në të qara, lidhur me debatin e bërë. Partneri i saj në kërcim, Elgiti, nga ana tjetër, ka shkëmbyer mjaft batuta ironike me Robertin, duke i thënë këtij të fundit që konsumon alkool në skenë. Pas kësaj mbrëmjeje acaruese, ku Alketa është munduar të qetësojë gjakrat, Xhensila ka reaguar menjëherë në faqen e saj në Facebook duke mohuar edhe njëherë atë që ka thënë Roberti, për kërcënimet që i ishin bërë atij për pikë. “Nuk lejoj të prishet imazhi i familjes sime”, ka përfunduar Xhensila.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.