Enca sfidon Katy Perryn. I pëlqen të puthë femra

Intervista - - JAVA VIP -

Dhe këtë nuk po e themi ne, por vetë Enca, e cila është shprehur se në koncertin e saj të fundit ka puthur një vajzë dhe kjo i ka pëlqyer shumë. Kjo deklaratë e Encës i ka çorientuar së tepërmi fansat e saj, kryesisht ata meshkuj, të cilët kanë reaguar menjëherë për të mësuar a janë të vërteta këto fjalë apo është thjesht një provokim i Encës. Presim ta mësojmë këtë nga vetë Enca, e cila sapo është kthyer nga koncerti i saj më i fundit në Gjermani ku ishte bashkë me Noizyn. Ndërkohë që ende nuk e kemi vërtetuar nëse mes tyre ka një lidhje dashurie, na mbetet të themi se, përsa i përket muzikës, Enca po punon për klipin e saj më të ri, që flitet të jetë një bashkëpunim mes saj dhe këngëtares së talentuar nga Kosova, Kida.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.