Noizy dhe Blerim Destani bashkëpunojnë… në biznes!

Intervista - - JAVA VIP -

Reperi shqiptar Noizy, një pjesë të mirë të koncerteve që bën jashtë Shqipërisë, i ka në Gjermani dhe ndoshta kështu ka nisur edhe shoqëria me aktorin shqiptar Blerim Destani. Noizy dhe Blerimi janë takuar shpesh me njëritjetrin atje, madje shpesh edhe ironizonin njëritjetrin me shaka në Instagram se cili prej tyre e frekuenton më shumë palestrën, por së fundi, dy djemtë e shou bizzit, kanë vendosur të bashkëpunojnë! Nëse po mendonit që Blerimi do t’i futej repit, e keni gabim sepse ka shumë mundësi që ai të jetë njëri ndër imazhet e linjës së veshjeve të Noizyt. Ata do të bashkëpunojnë në biznes sepse shumë shpejt Noizy pret të hapë linjën e tij të parë të vesh jeve, koleksioni i së cilës do të përmbajë veshje nën markën e tij. Kjo linjë veshjesh nuk do të jetë vetëm për fansat dhe nuk do ketë lidhje vetëm me muzikën, por do të jetë një koleksion i mirëfilltë në industrinë e veshjes në tërësi. Noizy nuk është personazhi i parë që e bën këtë. Edhe Flori Mumajesi hapi dikur dyqanin e tij “Taxi mapo” të cilin e mbylli pasi nuk pati rezultatin e dëshiruar. Shpresojmë të mos ndodhë e njëjta gjë edhe me Noizyn.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.