Olgera Lleshaj, kolegeve: “Ju ka bërë dëm Kallashi!”

Intervista - - JAVA VIP -

Mendonit që vetëm ne të tjerëve na bënte përshtypje lakuriqësia nëpër ekrane?! Ja, që paskemi qenë gabuar, pasi edhe vetë këngëtaret u ndikokan nga lakuriqësia e kolegeve të tyre; nëpër klipe, në foto dhe jo vetëm.

Një ndër këngëtaret që e ka shprehur hapur këtë është edhe Olgera Lleshaj. Ja, çfarë thotë ajo: “Uau, po sorollatesha nëpër Facebook dhe pashë disa foto skandaloze... nuk gjykoj askënd për mënyrën si vishet apo si sillet, ama ca pseudokëngëtare, mirë që s’po shkyhen duke bërë foto. Mirë që i bëjnë, po i bëjnë foto të shpifura. Kjo Kallashi u ka bërë dëm këtyre që e imitojnë më duket. Gjithsesi, ajo ka çfarë tregon të paktën... Nejse, mos ma vini re goca, ky është thjesht mendim personal, por kujdes se do këputeni në ndonjë anë duke u munduar të nxirrni shumë gjëra nëpër foto, kur në të vërtetë bëheni qesharake. Prapë ju kam xhan, mos e merrni për keq!”, ka përfunduar Olgera e cila në këtë rast ka “vrarë me pambuk” një fenomen që po përhapet gjithnjë e më shumë nën moton “Sa më shumë lakuriqësi, aq më pak talent”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.