Aurela Gaçe: Kur të rritem, dua të bëhem si Sabri Fejzullahu!

Intervista - - JAVA VIP -

Ndoshta, pasi ta lexoni do t’ju duket ndonjë lajthitje e momentit, por ja që kjo është një nga dëshirat më të sinqerta të këngëtares Aurela Gaçe. Ajo thotë se “kur të rritet”, dëshiron të jetë 70 vjeçe ende në skenë, si baca Sabri. “Më mahnit forca e këtij njeriu. 70 vjeç, akoma në skenë dhe njësoj siç e mbaj mend, me të njëjtin patos, me të njëjtin sharm... Çdo fundjavë fluturon me avion kudo ku e ftojnë në diasporë, në diskoteka të mëdha, mbush- ur me të rinj që marrin energji nga ky njeri që nuk i shteron energjia e të dielën merr avionin përsëri e mbërrin direkt në provat e “Dance with me”. Dhe vazhdon të kërcejë i buzëqeshur. E pse duhet të marr shembull një artist tjetër nëpër botë, kur ja ku e kam shembullin përpara syve?!”, ka thënë Aurela, duke u shprehur se Sabri Fejzullahu për të është një frymëzim. Dhe, ta mendosh që këtë e thotë një njeri mjaft energjik si Aurela Gaçe!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.