Alehandro martohet me Monserratin

Intervista - - TELENOVELA -

Karlota i tregon mb- esës së saj dhe Alehandros se Maria u përpoq të rrëmbente fëmijën. Dimitrio e paralajmëron Adolfon se nuk do ta lejojë që të tallet me Jozefinën dhe e rreh, por ai i thotë se ajo është e gatshme të paguajë vetëm për pak dashuri.

Graciela i tregon Alehandros se Anxhelika i propozoi Monserratit që ajo dhe Hoze Luisi të bëheshin kumbarët e fëmijës, por Monse thotë se nuk ka pranuar. Makario e njeh menjëherë Gracielën dhe i thotë Domingës se para shumë vitesh, ajo i ka kërkuar ndihmë. Gracielës i kujtohet kur Juventino i ka thënë se Makario kishte vdekur.

Hoze Luisi i thotë Alehandros se ai ka qenë burri i parë në jetën e Monserratit, por ai i përgjigjet se mund të mbajë kujtimet, pasi tashmë ajo është në të gjitha netët e tij, për të gjithë jetën. Maria i propozon Hoze Luisit të bashkojnë forcat për t’i dhënë fund dashurisë së Alehandros me Monserratin. Nga ana tjetër, Monserrati kujdeset për Anxhelikën, e cila i lutet që, kur ajo të vdesë, të mos e lërë vetëm Hoze Luisin.

Alehandro i kërkon Hoakinit të bëhet administrator i pasurisë së tij. Ai pranon, duke e ditur se kjo u shkon për shtat planeve të tij me Pedron. Tomasi ia bën të qartë Jozefinës se marrëveshja që firmosi për të menaxhuar paratë është e parevokueshme.

Vjen dita e dasmës dhe e pagëzimit të Lauritos. Monserrati dhe Alehandro përmbushin ëndrrën e tyre të dashurisë për t’u martuar, por lumturia e tyre zgjat për një kohë të shkurtër, pasi Hoze Luisi do të bëhet sërish pengesë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.