Good2Go, aplikacioni për të pranuar seksin

Intervista - - INTIMITET -

Ndërkohë që në Kaliforni ngjallin diskutime përdhunimet e studenteve të dehura në qytetet e studentit, ku i vetmi justifikim i djemve është «ajo nuk tha jo», disa shkencëtarë kanë krijuar aplikimin Good2Go, për të treguar se «po, do të thotë po». Shkurt, pra, bëhet fjalë për një aplikacion, ku i dërgohet ftesa dikujt me të cilën do të bësh seks dhe ajo të përgjigjet me «po» apo «jo». Kështu, nëse tjetri pretendon më vonë se nuk ka qenë dakord, kemi përpara provën e shkruar. Pra, me Good2Go, parimi është i thjeshtë: Ju takoni një djalë në një festë dhe me anë të Good2Go në ekranin e tij, tregoni se jeni gati për të bërë seks me të (Good2Go), ose shkruani «Jo, faleminderit», ose «Po, por duhet të flasim më parë » . Nëse ju thoni jo, një mesazh informues do ta kujtojë djalin që jo-ja është jo dhe që po-ja gjithashtu mund të bëhet jo. Nëse zgjidhni opsionet me “po”, do t’ju bëhet një pyetësor i vogël mbi gjendjen tuaj, nëse keni pirë apo jo: Sober (esëll), Mildly Intoxicated (në gjendje euforike), Intoxicated but Good2Go (e dehur, por gati për seks), ose Pretty Wasted (krejtësisht e dehur). Dijeni se opsioni i fundit konsiderohet si automatikisht «jo» dhe nëse zgjidhni opsionet e tjera, do të ftoheni të regjistroni veten tuaj, për të memorizuar pranimin.

A është kjo një ide e mirë? Përveç faktit që dikush mund ta bëjë në vendin tuaj, mbetet një problem i madh (përveç faktit që ndjehesh keq dhe vështirësisë për t’u përqendruar te telefoni kur je krejt i dehur): Për çfarë je dakord? Për seks oral, vaginal, anal? Ka shumë nuanca në marrëdhëniet tona që tregojnë se bëhet fjalë për një çështje komplekse, gjë që nuk e shpjegon dot aplikacioni. Me një fjalë, i falënderojmë për idenë e reduktimit të përdhunimeve, por ende nuk i është dhënë zgjidhje kësaj çështjeje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.