Boodigo, siti Google i filmave porno

Intervista - - INTIMITET -

Pornografia dhe interneti ecin krah për krah dhe, për të përmirësuar këtë lidhje të ngushtë, disa ish-punonjës të Google dhe Kolin Rountri, pronar i sitit fetishist Wasteland. com lançuan Boodigo, një mjet të kërkimit të specializuar në pornografi. Sipas Kolin Rountri, Boodigo bën të mundur të mos gjendesh tek Wikipedia kur kërkon « felacion » nëpërmjet Google. Meqë kërkimi i fjalës «pornografi» është shtuar me 80% që prej vitit 2010, Boodigo u përgjigjet me bujari kërkesave të internetistëve... Për më tepër, ankohet Rountri, Google dhe Bing i bllokojnë gjithnjë e më shumë kërkesat me karakter seksual. Boodigo, pra, i propozon shërbimet e tij hapur, duke propozuar material ligjor (gjë që kufizon viruset) dhe ruan jetën private: «Boodigo nuk përdor cookies ose truke për të pasur informacione mbi përdoruesit, gjë që na bën të dallohemi nga Google dhe që përbënte një arsye më shumë për ta krijuar » . Boodigo është krijuar në 15 shtatorin e shkuar dhe ka filluar mbarë, sipas krijuesve të tij. Boodi-bingo!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.