Ngrohja klimaterike, rrezik për të gjithë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes Publike ka botuar një raport mbi pasojat e ngrohjes klimatike. Deri tani, ushtria amerikane fliste për «rreziqet e ardhshme», lidhur me ngrohjen klimatike. Kësaj radhe, ajo flet për një «rrezik imediat» për vendin dhe për gjithë botën. Raporti i publikuar këtë muaj nga Pentagoni, këmbëngul mbi nevojat e formimit të ushtarëve për ndërhyrjet humanitare, për të evituar rrezikun që vendet me politikë të paqëndrueshme, të kalojnë në kaos të plotë, në rastin e fatkeqësive natyrore. Gjithashtu, sipas raportit vjetor të publikuar këtë javë nga federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq, katastrofat natyrore kanë bërë më shumë se 22 mijë viktima gjatë vitit 2013 dhe kanë kushtuar afro 20 miliardë dollarë. Kjo shifër është më e vogël se mesatarja e 10 viteve të mëparshme, por organizata ka theksuar se ngrohja klimaterike ka shtuar shpeshtësinë dhe seriozitetin e fenomeneve ekstreme. Muaji shtator i këtij viti ka qenë më i nxehti i regjistruar që prej vitit 1880.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.