Pore të padukshme

Intervista - - ESTETIKE -

Megjithëse nuk mund t’i mbyllni poret e mëdha në lëkurë ( që janë të zakonshme te gratë me lëkurë të yndyrshme), mund t’i bëni ato të bien më pak në sy.

Bëni një pastrim dhe eksfoljim të rregullt të lëkurës, sepse kjo do të pakësojë sasinë e vajit dhe do të largojë papastërtitë që bllokojnë poret tuaja. Kërkoni produkte që kanë acid glikolid apo retinol, të cilat të ndihmojnë të zbuzësh dhe lëmosh teksturën e fytyrës. Edhe kremërat e produktet e grimit që zgjedh janë të rëndësishëm. Fillojeni me një bazë dhe përdorni një krem-pudër kremoz, për t’i dhënë fytyrës një pamje të mëndafshtë.

Dermatologu mund t’ju këshillojë një eksfoljim me produkte kimike. Mos i lini grimierët ( ose veten) të shtrydhin puçrrat apo pikat e zeza, sepse shtrydhja mund të shkaktojë dëmtim struk- turor të lëkurës, duke i bërë poret edhe më të mëdha me kalimin e kohës. Pyeteni doktorin nëse do të ishte mirë të përdornit retinoidet, si Retin- A apo Refissa, që eksfoljojnë poret dhe zbusin rrudhat.

Elizabeth Arden Ceramide Ultra Lift and Firm Makeup SPF 15.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.