Depiloni buzën e sipërme

Intervista - - ESTETIKE -

Është e zakonshme të dalin qime të zeza mbi buzën e sipërme, duke filluar nga mosha 30 vjeçare. Ndryshimi i hormoneve, veçanërisht gjatë meno- pauzës, e përkeqësojnë problemin.

Buzën e sipërme mund ta depiloni lehtësisht me dyllë edhe vetë, pasi qimet janë të hol- la. Përgatiteni zonën duke e fërkuar me alkool për të larguar yndyrën dhe pastaj hidhni pak pudër, në mënyrë që dylli të tërheqë vetëm qimet. Aplikoni me një dyllë me temperaturë të ulët dhe në drejtimin e rritjes së qimeve. Tendoseni buzën dhe hiqeni dyllin me një lëvizje të vendosur dhe të shpejtë. Heqja e qimeve me lazer është një zgjidhje e përhershme për këto qime të bezdisshme. Ju duhen 6 seanca trajtimi, sepse qimet mbi buzën e sipërme janë të vështira për t’u hequr.

Balluket e gjata deri te vetullat janë me stil, por kërkojnë punë për t’u mbajtur. Që t’i largoni nga sytë, ju duhet t’i shkurtoni çdo tre javë.

Shumica e parukierëve bëjnë një shkurtim falas për klientët e rregullt, kështu që mos hezitoni të shkoni atje 5 minuta, nëse nuk e ndjeni veten të aftë t’i shkurtoni në shtëpi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.