Vetulla të bukura

Intervista - - ESTETIKE -

Vetullat e plota dhe të trasha janë më të mira se ato të holla, që ju bëjnë të dukeni më e moshuar.

Sipas ekspertëve, heqja e tepruar e qimeve është gabimi më i madh që bëjnë gratë. Njëri prej tyre këshillon: “Përvijëzojini vetullat para se t’i hiqni, që të shkulni vetëm fijet që dalin prej kësaj”. Për të pasur vetulla të bukura, çdo ditë, përdorni pak xhel vetullash për t’i bërë më të fryra dhe pastaj, mbushini boshllëqet me një furçë të vogël me kënd, të cilën e keni lyer më parë me pudër vetullash. Nëse e keni me nxitim, vizatoni me një laps ca vija të shkurtëra si qime dhe vërini sipër pak xhel vetullash.

Heqja e vetullave me dyllë është një mënyrë e shpejtë dhe ekonomike, por mund t’jua irritojë lëkurën. Për një alternativë më të butë, estetisti mund t’jua heqë vet- ullat m e piskatore, ose me një fije peri pambuku.

Provoni: RevlonBrow Fantasy.

Kafja e mëngjesit, ose gota e verës në darkë mund t’jua zverdhë dhëmbët me kalimin e kohës

Ka kite të ndryshme që shiten në farmaci, të cilat jua zbardhin dhëmbët tre deri në pesë tonalitete brenda dy orëve. “Nëse një shirit (apo strishë) nuk është i mjaftueshëm për t’ju mbuluar 8-10 dhëmbët e parë ( ata që tregojmë kur buzëqeshim), ju mund të përdorni dy”, thotë një specialist. Ripërsëriteni këtë gjë çdo 6 muaj. Edhe buzëkuqi i duhur mund t’u japë dhëmbëve tuaj një shkëlqim ndriçues. Zgjidhni një ngjyrë të kuqe si të frutave të pyllit, pasi nën-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.