Dashnorja më zuri vendin e punës

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Të dashur lexues, kur të lexoni historinë time, do të më gjykoni mund t’ju duket si një gjë që nuk mund të ndodhë, por ja që mua më ndodhi. Jam një burrë në moshë mesatare, në fakt dhe jo shumë mesatare, sepse jam pak vjeç, por nga paraqitja ngjaj me një 45 vjeçar. Të gjitha problemet e burrave, sipas mendimit tim, vijnë nga gratë. Shumica mendojnë nga gratë që i kanë në shtëpi, ndërsa unë, nga eksperienca ime, do t’ju vërtetoj se nga gruaja e shtëpisë nuk të vjen asnjë e keqe. E keqja përgatitet që në çastin që një burrë sheh një femër tjetër me sy dhe me qëllim që ta bëjë për vete. Kështu më ndodhi edhe mua.

Isha shumë mirë me familjen time. Edhe pse nuk kisha një grua shumë të bukur, e kisha punëtore dhe pa llafe. Punonte si në punë, ashtu edhe në shtëpi. Megjithatë, unë e ndihmoja shumë në punët e shtëpisë, sepse më jepet për kësi punësh. Kishim një djalë 10 vjeç dhe bënim një jetë familjare të qetë. Punoja në një punë shtetërore dhe një ditë më caktuan në një tjetër vend. Ishte pozicion më i lartë, puna ishte pak më e vështirë dhe si rrjedhim, rroga, më e lartë. Kisha punuar me shumë përkushtim dhe tani më erdhi shpërblimi. Mirëpo te puna e re ndjehesha pak si i vetmuar, sepse nuk jam dhe shumë i zoti të formoj shoqërinë shpejt. Jo se jam ndonjë i lënë, por jam pak si i ngrysur dhe nga kjo, njerëzit më rrinë larg në fillim.

Dalëngadalë fillova të njihesha me disa prej tyre dhe të kisha pëlqimet e para. Ishte një vajzë e cila punonte në zyrën ngjitur. Sa herë pinim kafe dhe bisedonim me kolegët, ajo bashkohej me mendimin tim; dukej sikur të dy ishim dakord me të njëjtat gjëra. Kjo gjë po më tërhiqte shumë. Ndjehesha i mikluar dhe më dukej një gjë e bukur dhe argëtuese. Kisha shumë nevojë të rrija me vajzën e cila më tërhiqte. Ajo quhej Eleni. Ishte një vajzë e bukur e shumë e qetë. Kishte një trup të mbajtur mirë dhe sigurisht, vishej shumë bukur. Nuk doja të interesohesha vetë për të, që të mos bija në sy për keq, por fati na bashkoi në një trajnim. Ishim caktuar unë e ajo dhe, për fatin tim të mirë, trajnimi ishte në një qytet tjetër. U nisëm me makinën time, sepse me furgon do të vonoheshim e nuk do ta arrinim. Rrugës, ndaluam të pinim një kafe.

- Je shumë i zoti në punë! - tha ajo.

- Faleminderit! Ne të vjetrit na ndihmon eksperienca.

- Më falni, ju i vjetër? Haha – qeshi ajo. - Ju jeni një burrë që shumë ju kanë zili.

- Po më rriten veshët! Nuk ma thonë shpesh këtë! - Ju kanë inat, prandaj. U kënaqa nga fjalët që më tha. U bëra me krahë dhe mendova se isha me të vërtetë me fat. Në trajnim isha shumë mirë, ndjehesha i plotësuar dhe alegro. Pastaj, kur hëngrëm drekën, ajo më foli për jetën e saj. Ishte e fejuar dhe së shpejti do të martohej. Kishte ambicie për të ecur para dhe më tha se ishte me fat që u njoh me mua, që ta ndihmoja në karrierën e saj.

Dhe kështu, unë u afrova me këtë vajzë. Ajo më kishte ndezur një zjarr në zemër dhe ndjehesha gati 20 vjet më i ri. E mësoja se si të punonte dhe të ishte sa më e aftë, që të binte në sy, mirëpo bashkë me këtë rriteshin edhe ndjenjat e mia për të. Ia shpreha këtë dhe ajo pranoi menjëherë, pa një, pa dy. Filloi një histori dashurie e zjarrtë... Shkonim bashkë kudo dhe kënaqeshim, sepse ajo ishte një femër e vërtetë dhe jo si gruaja që kisha në shtëpi. Sa herë shkoja në shtëpi, gruaja më thoshte:

- Më dhemb koka, më dhemb shpina, u lodha me punët e shtëpisë... - e këto gjëra më bënim ta doja më shumë kolegen.

Edhe ishte më e re, sigurisht. Kishte trupin e bukur dhe më përkushtohej 100 për qind mua. Nganjëherë bëhesha xheloz për të fejuarin e saj. Asaj nuk ia thosha, por mua më brente shumë mendimi se si sillej ajo me të. A bënte me të gjërat që bënte me mua? Ajo dukej se nuk ishte shumë e lidhur me të. Sa herë ishim bashkë, nuk i binte asnjëherë telefoni dhe kur unë e pyeta njëherë se kush ishte kur i ra zilja, m’u përgjigj:

- Ai! - vetëm kaq dhe nuk shtoi asgjë tjetër.

Pra, lumturia më kishte pushtuar. Mirëpo gjërat tepër të lumtura janë pak si të dështuara dhe nuk zgjasin shumë. Ajo kishte aplikuar për një punë në ministri dhe më kërkoi ta ndihmoja me njohjet e mia. Unë nuk e bëra dysh dhe ajo fitoi, por unë u mërzita shumë kur ajo iku nga zyra. Isha mësuar ta kisha gjithmonë pranë dhe e dija se do ta ndjeja shumë mungesën e saj. Ajo ishte për mua inspirim për gjithçka. Pasi filloi punë, kaloi një kohë gati tre javë dhe nuk u takuam. Kur e merrja në telefon, ajo më thoshte se e kishte marrë malli shumë, por ishte shumë e zënë. Fiks pas një muaji, u takuam. Ajo kishte marrë një nur të mahnitshëm. Kuptova se mua më kishte marrë më shumë malli se atë, pasi ajo ishte pak si më e ftohtë.

- Ç’ke kështu! Nuk je e kënaqur që më takove?

- Sigurisht, vetëm se jam pak e lodhur nga puna e re.

- Mendova se ke ndërruar mendje për mua.

- Jo – tha në një mënyrë që më bëri të dyshoja se ajo nuk ndjente të njëjtën gjë si unë.

“Mos ka zënë ndonjë tjetër?”, mendova. Jo, nuk do...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.