Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Netë mekatare

Në shtratin e mëkateve të zjarrëta, dy trupa shkrihen bëhen një, ...e dora jote butësisht, asnjë rrobë në trup s’po më lë. Dhe pëshpërimat nëpër vesh, “i imi”, e “imja” përgjithmonë, Dhe buza jote, ashtu padashur, mbi gjoksin tim po kalon... Të ëmbla duart mbi lëkurë... Sa më sjell një drithërim dhe puthja jote duke folur: “Të adhuroj, o qielli im!”… Çdo ditë kur bregut detit dalim, Më merr në krahët e tu plot dashuri. Ashtu të mbaj edhe unë në zemrën time Dhe e gjithë jeta ime bëhesh ti... Më pëshpërit në vesh se jam si një engjëll Se buzeqeshja ime jetën të shton. Por të dëgjoje rrahjet e zemres sime Thonë se veç për ty zemra ime jeton...

Ikona adhuruese…

Dorina Mushi

Gjithë jeta ime bëhesh ti

Buzëqesh e lumtur në krahët e tu Vërtet si një engjëll më bën të ndihem Në shpirtin tënd hyj e të jap jetë E me zemrën time aty ndjej të digjem...

Fleta Satka Prapa syzeve të err’ta fshehur vite sytë e mi E pas heshtjes monotone një kujtim! Kujtimi yt I buzëqeshja atij kujtimi sa dhe vetë më bën çudi ‘’Mund të qeshë vallë njeriu kur përlotur i ka sytë? U mundova të t’largoja, nëpër netët pa mbarim Por ti hyre nëpër ëndrra e u bëre si kitarë. E me ty çdo natë lodroja melodi të shpirtit tim Por që kurrë nuk i këndova, isha veç një ëndërrimtar Fëshfërinte errësira që me erën ish’ bërë një, Nëpër mure zvarrë tërhiqej pa fytyrë kujtimi yt. Ka ikona meditimi që vështirë të vijnë me zë. Janë imazhe adhuruese, i jeton kur i mbyll sytë!

Kur ti, pas natës fshihesh e shkel kufijtë e mi Gjumin edhe ëndrrat m’i largon tmerrshëm. Vjen torturë e ëmbël, maskuar dashuri. E vijon më pas, frymëzim i menjëhershëm. Bledi Ylli

Në kryqëzim

Në një nga kryqëzimet e jetës papritur u takuam Kur unë s’isha unë e ti s’ishe ti U pamë një herë gjatë në sy Dhe mbetëm të mbërthyer aty Rrugën humbëm, nuk dinim nga shkonim Herë shkelnim në gropa e herë mbi bar e asfalt Herë humbnim njeri tjetrin E herë e gjenim prapë. Sot përsëri u takuam Në të njëjtin kryqëzim Ku atëherë u pamë E sot ndjejmë mallëngjim Shihemi në sy e s’njihemi Rrugët tashmë i dimë Por unë s’jam më unë e ti s’je më ti Duhet të vazhdojmë rrugën Secili në tjetër drejtim Por këmbët nuk lëvizin Sytë na kanë ngrirë Midis nesh heshtja e gjatë E ne përsëri në atë kryqëzim.

Për Muzën..!

Sikur ta dinin që s’të kam fshehur por çdo ditë tregoj për ty në gjithë ato vargje të kam derdhur të kam vënë emrin dashuri. Po s’e kuptojnë dot ëndrrën tonë as gjuhën tonë s’e kuptojnë hieroglifet tona dot s’i dëshifrojnë veç një dashuri si tonën, ëndërrojnë. Unë e thashë dhe emrin tënd me thonjëza dashurie shoqëruar pikturova fytyren tënde si një Monalizë e menduar. Ashtu ndërtova edhe ca sonete me notat e zemrës sime në pentagram si një Moxart në dy tela violine përshkrova çastet e dashurisë tonë!

Aida Previzi

Ylli Jahaj

Ëndërr

Sonte, hëna nuse me një yll martohej Ndërsa unë i vetëm Shkelja në këtë natë Pa dashurinë time! Sonte... në dasmën tonë S’mungonte askush Ishin hëna, yjet dasmorë Po ti shpirt, ku ishe?! Sonte... ti e vrave ëndrrën time E theve zemrën time E copëtove në qindra – miliona, Miliarda thërrime!

Muza jote

Dikush tjetër u bë muza jote Dhe vargu yt gjen frymëzim Ëndërruar më përlote Mbaj në shpirt thjesht një kujtim. Për dreq më trembte dashuria Dhe vargu yt me domosdo Mërguar digjte poezia Rrëzohej vjeshtës, më do, s’më do. Tani nuk jam më muza jote Dhe zemra mbushur plot trishtim Më vret, më ther kjo heshtja jote E gjumë nuk kam, nuk kam as zgjim. Ti nuk e di sa vret vetmia Të presësh ankthit një shkëndijë Ndoshta nuk di se ç’është mërzia S’të kam mërzitur për Perëndi. E mpirë jam nga largësia Por një vështrim afër e kam Më çon në qiej e hapësira Syri yt... me yllin ngjan.

Viktimë dashurie

Alban Arapi

Po njerëzit, kur?!

Qiellit, fytyra me re Nisi t’i përskuqet Si i zënë në faj. Gjithë natën Gjëmoi e vetëtiu Pa më të voglën mëshirë, E tani E paska zënë turpi! Dhe qiejt u turpëruakan Nga gabimet E teprimet e tyre?! Po njerëzit, njerëzit, kur?! Kam një zemër kockë e lëkurë Viktimë e urisë për dashuri! “Shpirtin ngroh me cigare Kam frikë mos ngrin Nga të ftohtit poshtërsitë e kësaj bote Jam viktimë e dashurisë për njerëzit Ndërsa ti prehesh tmerrësisht në parajsën e lumturisë Përqafimesh të tjera hyjnish Unë hap krahët e pushtoj deri në dhimbje Skeletin e vetmisë time Nuk lodhem së dashuruari hyjnitë Që s’paskan nevojë për dashurinë time. Alban Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.