Sa është pagesa vullnetare për të plotësuar vitet e pensionit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam E. Halili, emigrante në Firence, e datëlindjes 05.07.1950. Kam 18 vjet e 6 muaj kontribute në Itali, kurse në Shqipëri, 13 vjet. Me sa kam dëgjuar, për të marrë pension në Itali, duhen 20 vite. A mund t’i kompletoj këto vite me sigurim vullnetar dhe sa është pagesa? Po në Shqipëri, kur e plotësoj moshën e pensionit dhe a përfitoj me këto vite që kam?

- E nderuar letërshkruese, përsa kërkoni në letrën tuaj, sqaroj sa më poshtë: Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit italian, përsa u përket kritereve të lejimit të këtij sigurimi, ndryshon nga ai shqiptar. Ndërsa në legjislacionin shqiptar, përfshirja në skemën e sigurimit vullnetar është tërësisht e liberalizuar, sipas legjislacionit italian kërkohet aplikimi për pjesëmarrje në këtë skemë dhe miratimi bëhet vetëm kur janë plotësuar disa kritere. Pagesat vullnetare mund të bëhen nga punonjësit të cilët kanë pushuar ose ndërprerë marrëdhëniet e punës. Duke qenë se llogaritja e pensionit bëhet në bazë të kontributeve të paguara gjatë gjithë periudhës së punës dhe jo sipas pagave, siç bëhej më parë, me anë të sigurimit vullnetar, duke paguar për vitet e punës të ndërprera, shtohet shuma e kontributeve të paguara dhe rrjedhimisht, edhe masa e pensionit të llogaritur. Kriteret për të bërë sigurim vullnetar janë: Për të marrë autorizimin për të vazhduar sigurimin vullnetar, i siguruari duhet të përmbushë një nga kërkesat e mëposhtme:

- Të paktën 5 vjet kontribute (260 javë kontribute mujore ose 60 kontribute mujore), pavarësisht nga koha e pagesës së tyre;

- Të paktën 3 vjet kontribute në pesë vitet që paraprijnë datën e aplikimit. Sa paguhet: Për punonjësit e punësuar, shuma e kontributit është javor dhe llogaritet bazuar në 52 javët e fundit të kontributit të kërkuar. Për të vetëpunësuarit ( artizanët dhe tregtarët), shuma e kontributit që paguhet është mujore dhe llogaritet mbi të ardhurat mesatare të subjektit, raportuar për qëllime tatimore mbi 36 muajt e fundit të kontributeve përpara datës së aplikimit.

Për fermerët, shuma e kontributit është javore dhe është e vendosur në bazë të të ardhurave mesatare të tri viteve të fundit të punës. Nuk mund të jetë më pak se që ka dhënë për të punësuarit. Koha kur bëhen pagesat, do të jetë:

- E shtuna e parë, pas datës së aplikimit për punonjësit në përgjithësi; Ditën e parë të muaj në të cilën aplikimi është bërë, në rastin e të vetëpunësuarve ( artizanët dhe tregtarët).

Si bëhet aplikimi; Dorëzimi i aplikacioneve për autorizim për pagesat vullnetare duhet të bëhet përmes kanaleve të mëposhtme: Shërbimet kompjuterike të aksesueshme direkt nga qytetarët në portalin e internetit të Institutit vvvvvv. inps. it, për seksionin e shërbime online (duke ndjekur përshkrimin sipas llojit të përdoruesit– Qytetar– Derdhje Vullnetare). Për të patur shërbimin e kërkuar, është i nevojshëm përdorimi i PIN (numri identifikues personal i lëshuar nga INPS) Kontakt me qendrën shumëkanalëshe - Numri i gjelbër 803.164, pas identi- fikimit nga kodi PIN dhe kodi fiskal. Patronatet - përmes shërbimeve online të ofruara nga vetë ata.

- Përsa u përket përfitimeve në Shqipëri, sqarojmë:

- Me 13 vite e 6 muaj që keni në Shqipëri, nuk përfitoni nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore në Shqipëri. Bazuar në nenin 34 të Ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, thuhet; “Personi i siguruar për një kohë më pak se 35 vjet dhe më shumë se 15 vjet sigurimi, ka të drejtë të përfitojë pension të pjesshëm, kur të arrijë burri moshën 65 vjeç dhe gruaja, moshën 60 vjeçe. Pensioni i pjesshëm caktohet si pjesë e pensionit të plotë. Ky pension llogaritet duke shumëzuar pensionin e plotë me vitet e sigurimit dhe duke bërë pjesëtimin me 35”. Në këtë mënyrë, që të përfshiheni në kushte pensioni, është e domosdoshme të keni të paktën 15 vite me sigurim shoqëror. Në rastin tuaj, mund ta plotësoni periudhën prej të paktën 15 vjetësh, duke u siguruar vullnetarisht në Shqipëri. Sigurimi vullnetar sipas legjislacionit shqiptar nuk ka kushte paraprake. Pagesa mujore për sigurimin vullnetar aktualisht është 4192 lekë në muaj. Për periudhën që ju duhet për të përfituar pension, sipas informacionit që na jepni, është e nevojëshme të siguroheni edhe për 2 vjet. Pra, për të kompletuar periudhën për pension të pjesshëm pleqërie, nevojitet gjithsej një pagesë prej 100.608 lekësh (24 muaj x 4192 lekë), por duhet të keni parasysh që kjo pagesë të bëhet para plotësimit të moshës për pension. Bazuar në nenin 43 të ligjit 104/ 2014 ( i cili ndryshon nenin 92 të ligjit nr. 7703 datë 11.05.1993), do të plotësoni moshën për pension kur të jeni 60 vjeç e 2 muaj, pra, më 05.09.2015. Ju falënderoj për besimin!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.