Nuk po bëhem dot me fëmijë!

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje! Kam 5 vjet q ë provoj t ë kem fëmijë, por për shkak të çrregullimit të spermës, nuk po arrij dot. Prej tre vjetësh, spermatozoidët më dalin të palëvizshëm dhe pa bisht. Para nëntë vjetësh, kam patur një fëmijë. Ju lutem, më thoni, si mund të shërohem nga ky problem? Faleminderit.

Dr. Evi Dani, seksolog-androlog: -

I nderuar zotëri, për të përcaktuar nëse një mashkull është fertil apo infertil, duhen parë shumë parametra në spermogramë. Ato më krye- soret, janë: Numri, lëvizshmëria dhe forma e spermatozoideve. Në qoftë se një mashkull i ka këta parametra nën kriteret e normës, aftësia e tij prodhuese është e ulët ose e pamundur. Përveç kësaj, janë edhe të dhëna të tjera, si: Penetrimi i mukusit cervikal, vitaliteti, volumi i lëngut spermatik, prania e koagulit apo ajo dhe viskoziteti, që do të japin të dhëna për aftësinë riprodhuese të një mashkulli. Në rastin tuaj konkret, e shoh më të udhës të vini dhe të më kontaktoni direkt, sepse duhen parë rezultatet e të gjitha analizave që ju thashë më sipër. Kam shumë vite që merrem me problemet e riprodhimit, ndaj do të kisha dëshirë të konsultoheshim për të parë gjendjen tuaj dhe për të përcaktuar mënyrën e arritjes së qëllimit, pra, riprodhimin. Mund edhe të më kontaktoni në numrin tim të celularit: 0682213329, pasi rasti juaj duhet parë patjetër nga afër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.