Më merret fryma e më bllokohet kraharori

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë Mira, përshëndetje! Unë quhem Rei, jam një djalë 17 vjeçar dhe kam një problem serioz me frymëmarrjen. Akoma nuk jam konsultuar me ndonjë doktor, për shkak se më përpara nuk më është dukur problem serioz, por sot gjendja është përkeqësuar dhe më duhet ndihmë. Problemet janë këto: Nuk mbushem dot me frymë (para 2 ditësh isha pak sëmurë me grip, por nuk e di a ndikon kjo) dhe rrahjet e zemrës janë të forta e jo të shpeshta. Ndonjëherë, kjo gjendje shoqërohet me ndonjë bllokim kraharori. Nuk jam duhapirës, përkundrazi, ushqehem mirë prandaj edhe jam shqetësuar sepse nuk po gjej një përgjigje. Ju lutem, më jepni një informacion dhe këshillë. Ju faleminderit për kohën tuaj.

Dr. Mira Xhixha, alergologe:

- Përshëndetje Rei! Shqetë- simi që keni në lidhje me vështirësinë në frymë marrje, mund t’i përkasë një alergjie të caktuar, por gjithsesi, ju duhet të bëni sa më shpejt një konsultë me një mjek alergolog për ta përjashtuar këtë shkak. Shumë alergji shfaqen me marrje fryme si një shqetësim i vetëm apo edhe shoqëruar me bezdira të tjera si: Kollë, teshtima apo kullim të hundëve. Disa alergji, sidomos ato që lidhen me marrjen e frymës dhe me kollën, mund të paraprihen nga një gjendje gripale, qoftë edhe për herë të parë. Për të qenë më të sigurtë, ju duhet një konsultë me një mjek alergolog, duke parë natyrën e marrjes së frymës, që të përjashtonte apo konfirmonte një shkak alergjie të gjendjes suaj. Ju falënderoj për letrën dhe ju mirëpres!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.