UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Që ke shumë miq, këtë e di fort mirë, i dashur Cim Babasi. Po, që të të duan fort edhe nga krahët e tjerë politikë, kjo më ngroh edhe më shumë. Më i goditur m’u duk përcaktimi i Muharrem Xhafës: “Ata (Babasët) janë si fis, njerëz shumë fisnikë”. Të uroj fort, i dashur miku im Çimi, ty, stafin, po edhe ata punonjësit e klubeve aty pranë, gjithashtu, shumë mikpritës.

- Ti gjithnjë më befason, i dashur Kadri Morina. Me bustet e figurave të shquara shqiptare që sponsorizon, në Shqipëri, Rumani e gjetkë, por tani del se restoranti yt “Piazza” paska përgatitur edhe drekën e Papa Françeskut, gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Të pashë edhe ty me djalin, në foto me Hirësinë e tij. Për nder, je shqiptar i madh Kadri Morina. Urime!

- Uroj modestisht vajzen time Sarën, për fillimin e studimeve në UT (dega Juridik). Ishallah ndjek, shembullin e Ledios, që e ka nderuar veten dhe prindërit, me rezultatet në Informatikë. Edhe një herë urime, Sara ime e shtrenjtë!

- Kalojnë nganjëherë 2-3 javë që nuk e takoj. Po, kur e takoj, sytë më mbushen me gëzim. E kam “shoqe” qëkur ishte 4 vjeçe. Tani është tetë dhe është në klasë të dytë. E bukur ka qenë gjithnjë, por tani i ka rënë një nur i ri. Po sa trime! Po sa vrapon! Vrapo, e dashur Ajli, vrapo drejt jetës! Urime!

- Motivi për këtë urim është një dhe buron nga ai që ne e quajmë “Mall për njeriun e mirë”. Them se është normale. U bënë kohë e kohë pa u parë. Të uroj shëndet ty, kolegëve, punonjësve dhe miqve. Përqafoji fort gocat e shkëlqyera që ke, i dashur miku im Akile Zisi, aty te “Zaiss”.

- Kjo që do të them tani, lidhet me një ndjenjë sa habie, sa edukimi, për mjediset e TBU (Tirana Biznes University). Nga jashtë, duket disi modest, por interieri i saj, të mrekullon. Klasa dhe laboratore plot ajër, piktura të goditura, ngjyra të qeta. Për programin nuk diskutohet dhe për nivelin gjithashtu, përderisa është një ekip aktor, që drejtohet nga skrupulozi Artan Hoxha. Urime nga zemra për këtë vit shkollor dhe më tej!

- Sa herë udhëtoj për në Veri, kafen e parë e pi në restorantin “Shpresa-AL”. Aty bëhen shumë gjëra bashkë, hapësira, gjelbërimi, shërbimi, furnizimi me karburant, por këtë radhë pashë një detaj të ri: Në çdo tavolinë (jashtë lokalit) kishte nga një zile elektrike që lexonte “Call”. Pra, që klienti të mos çohej nga tavolina po veç t’i binte ziles që të vinte kamarieri. Ku të shkon mendja, i dashur miku im Lush Osmani! Të lumtë, për nder!

- Mirsa, kjo vajzë e Bikes, qenka fejuar. Motra ime i ka dhënë mësime baleti kur ishte e vogël. Pyes: Sa shpejt ikën vitet dhe të uroj bukuroshe, u bëre për fejesë! Të uroj fort nga zemra!

- Një telefonatë nga Shëngjini, nga pronari i lokalit “Gurbetlliu” (me “G”), më lumturoi të mërkurën e kaluar. Edhe mua, edhe Arqilenë, shoferin. Ishte pronari ku unë kisha bujtur dhe nuk më kish harruar. Rrofsh, njeri i mirë! Dihet që edhe një telefonatë mund të të bëjë të lumtur, për ca orë, për ca ditë! Urime!

- Të pashë përsëri Artemisa (Balushka) në Vizion plus, në një emision për raportet moshore dhe intelektuale mes brezave. M’u duk sikur ishe në ndonjë nga ato ëndrrat tronditëse të shqetësuara, plot me angështi dhe alarme, kur të duket sikur do biesh në humnerë, kur papritur shfaqet një Zanë! E, moj Balushka! Pse je kaq e bukur?! Pse më kujton atë vargun “Misa mos kalo nga varret, se të vdekurit i ngjalle”. Të përqafoj, o Zot, sa fort!

- Rrethanat e kanë prurë që të mungojë në Durrësin tim të dashur, qytetin e njerëzve punëtorë dhe të mençur. Dhe këtu të nënkuptoj edhe ty, i dashur Elidon Rugia, aty te firma “Koral”. Po, si thotë fjala, Zoti është i madh dhe do na bëhet mbarë. Ndërkohë nga zemra të uroj “Puthi fort kalamajtë dhe qofsh përherë i lumtur, ti djalë punëtor, zemërflori!”. Edhe një herë, urime.

- Vëllanë e vogël ta shoh përditë, e dashur Hiljana. Ose vetëm me topin e tij, ose përdore, me atë gocen 3 vjeçe, duke qenë vetë 5 apo 6. Po ti, ti ku je “tretur, më ke humbur”? Ti, bashkë me atë bjonden me flokët e gjatë si në filmat hollivudianë?! Sidoqoftë, kudo qofsh, të uroj të jesh mirë me atë qetësinë dhe ecjen aq të bukur. Puthe fort mamin ti Hiljana, në hilen e shëndetit dhe bukurisë vajzërore, e bukur, si zambaku i prillit!

- Quhet Rina. Shet bukë, këtu në dyqanin e Bikes. Buken e shet, kurse buzëqeshjen e ngrohtë dhe mirësjelljen e dhuron, kjo vajzë (grua) kaq e këndshme. Urime Rina.

- Në fund ëmbëlsira. U takuam kalimthi i dashur Nard Ndoka, sepse kishe punë. Po, për fat, nuk është “kalimthi”, respekti ynë për njëri-tjetrin. Të uroj gjithë të mirat, mik i mirë me zemër të madhe!

- Më vjen së brendshmi, që sa herë kaloj nga Fushë-Kruja të të bëj një telefon ty Gjon Bardhi, kryetar i Bashkisë. Pse? Është e thjeshtë dhe e admirueshme. Je trim, je i ndershëm, mban llafin, ke vizione për zhvillimin e qytetit. Mbeç kështu, përherë, miku im i vjetër, Gjon Bardhi! Dedikime...

Parajsa ime je ti. Ditet e merzitshme ti mi kthen ne lumturi. Sa herë që zemra ime ty te kujton, ajo rreh fort gati sa spushon, gjithcka me ty me duket mrekulli. Të dua zemra ime jeta ime je ti.

Je një yll magjik qe vjen nga pafundesia. Je hëna qe ndriçon ëndrrat e mia. Ti je dielli që më ngroh. Ti je ëndrra që unë shoh. E tërë bota je per mua o krijesa e bukur vetem ty te dua.

Nëse nje dite largohesh. Te lutem mos u kthe më kurrë. Dhe unë e kam nje organ ne trup quhet zemer e jo gur. Nese do të më lëndosh mos me kerko më kurrë në jetë. I lenduar jam qemoti sherimin akoma se kam gjetë. Nese kam gabuar me ty te kerkoj falje. Në tunelin e errët qe u futa nuk gjeta rrugëdalje. Unë nga ti skerkova asgje as ti mos kerko nga une. Plagë mbi plagë nuk sherohen vec zgjerohen me shume.

Po te shkruaj zemer ty prej merzisë. Të tregoj se me dogji flaka e dashuris. Me dogji kjo flakë krejt me përveloj. Ndoshta do te kesh rast ti te lexosh keto vargje. Shumë kamë deshirë te dije ti pa mua a u kenaqe. Apo ndoshta as ti aspak kenaqesi. Ndoshta të mungoj un sic me mungon mua ti.

Durres.

Andi Durres.

Andi Durrës.

Andi Durres.

Andi

Më dëgjo për ty po flas, ndjej shumë për ty dhe nuk dua të të humbas. Që kur ke hyrë në jetën time është bërë më e shpeshtë buzëqeshja ime. Ndjenja për ty sa vjen dhe janë shtuar, je mendimi im i parë kur nga gjumi sapo jam zgjuar. Kam shumë fjalë që dua të ti them unë, por për momentin po e mbyll me një të dua shumë.

Ajo ishte e çmendur, ai habitej me çmendurinë e saj, ajo qeshte me zë kur ishte me të... ai i thoshte të ulte zërin sepse kishte njerëz përreth.. ajo sillej si fëmijë kur ishte me të, ai thonte që nuk duhej të sillej ashtu sepse ishte e rritur. Ajo e bënte të qeshte, ndërsa ai mezi mbante veten që të mos qeshte me

N. & S.

lot. Ajo e bënte të ndihej fëmijë por ai e dinte që nuk duhej t’i ndodhte kjo... Ajo ishte ndryshe dhe atë e luante mendsh kjo mënyrë e saj e të qenurit. Çdo ditë ajo e bënte atë si vetja dhe atij i pëlqente ky ndryshim dhe pse nuk e pranonte. Derisa një ditë iu afrua e përqafoi fort dhe i tha: “Dua të më infektosh akoma më shumë me çmendurinë tënde...

Mos më lër edhe kur xhelozia ime të të bëjë të acarohesh, mos më lër as nëse të lodh ndonjëherë me indiferencë të momentit. Mos më lër dhe nëse mbrëmjeve më zë gjumi përpara teje e të lë vetëm. Mos më lër dhe nëse shpesh nuk të flas siç duhet mbase dhe të lëndoj. Ti e di që unë nuk dua askënd më shumë se ty. Ti e di që në jetën time je ndjenja më e pastër... Ti e di që unë nuk do të të zhgënjej kurrë.

Gënjyem veten se mund të ndaheshim si miq, i kthyem shpinën njëri-

L.

Roni.

tjetrit, mjaft mirë e dinim që diçka na u thye në shpirt. Mund të ishim gjithçka veç jo ashtu siç pandehnim. Sot ndjenjat i mbajnë mëri dashurisë. Rrugët tona u ndanë sikur kurrë të mos ishin bashkuar. Thellë e më thellë u zhytëm në largësi. Ajo që dikur ishte prekje tashmë është e ndaluar!

Nëse për ty jam emër. Ti për mua je zemër. Nëse për ty jam poezi. Ti për mua je dashuri. Nëse për ty jam ëmbëlsira e preferuar. Ti për mua je ylli që rrugën ma ke ndriçuar.

Irini

Princi i saj.

Për Zemrën time nga

Mesazhe miqësore...

Dalja në qarkullim e librit me poezi të kolegut Bledi Ylli më jep rastin e lumtur ti dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta. Unë kam vlerësuar talentin, punën dhe përkushtimin e veçantë të Bledit në fushën e letrave dhe veçanërisht poezisë, ngjyrimet esenciale që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.