Behar Mera: Nxehem, por s'ma merr njeri seriozisht

Intervista - - FAQE 1 -

Enkeleda Kurcani: - Behar, një tjetër sezon në “Al Pazar”. E ke nis me bismilah?

Behar Mera: - Kam hy me këmbën e djathtë në zyrë ditën e parë. I kam bo adetet tamam.

- Çdo sezon ka shënuar ikje- ardhje të aktorëve. Ti, e ke pasur ndonjëherë një dyshim të tillë?

- Nuk kam menduar të lëviz. Me kënaqësi

do vazhdoj të jem pjesë e këtij shou.

- Po ti, edhe me të njëjtën grua, si shumë kohë bëre! Shenjë e mirë apo e keqe kjo?

- S‘ kam ku shkoj, m‘ i ka fut këmbët në një këpucë. ( Qesh) Patjetër që është shenjë e mirë; bashkëshortja është fat në jetë!

- Cili prej roleve në “Al pazar” të përshtatet më së miri?

- Roli i Filiz Përleshit ka ngjitur si me zamkë tek unë, zor se do ndahem prej tij. Mendoj që është një personazh i dashur për publikun.

- Roli i policit nuk t‘ u nda gjithë jetën. Ç’të lidh aq shumë me ta?

- Ç‘më lidh!? Polici është përfaqësuesi i parë i shtetit që ndeshet më shpesh me popullin! Kontakti dhe situatat e përditshme polic- qytetar i shndërrojnë ata si protagonistë në shou të ndryshëm. S‘duhet lënë pa përmendur që janë figura të nderuara dhe respek tuara. Me policët kam marrëdhënie të mira, kënaqem kur ata më quajnë koleg.

- Tani që ke hedhur mirë rrënjë në “Al Pazar”, ke pasur kohë t’u kushtohesh koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë?

- “Al Pazari” s` ka qenë pengesë për obligimet e tjera artistike.

- Duket sikur ke hequr dorë edhe nga ushqimi, këto kohë... Apo është thjesht efekti i kam-

erave që ngjan pak më elegant?

- Është e vërtetë, kam humbur ca kilogramë! Doja s‘ doja, u bëra edhe unë pjesë e dietave, për një përmirësim shëndetësor.

- Sigurisht që çdo spektakël ka streset dhe emocionet e veta. Çfarë bën menjëherë pas tij?

- Përpiqem të çlodhem, pasi gjatë spektaklit harxhoj energji. Ndodh të ulem edhe me miqtë e mi e, nën shijen e një birre të ftohtë, flasim për puntatën që mbyllëm me sukses.

- Në “Al Pazar”, pjesa më e madhe e stafit janë të rinj. Si është të punosh me ta, më shumë e vështirë; apo më shumë e bukur?

- Është bukur... Të rinjtë më japin energji, kurse unë u jap nga përvoja ime.

- Ti dhe Iva jeni pjesa VIP e familjes Behar. Po pjesa tjetër?

- Ne jemi VIP jashtë shtëpisë. Ama, pjesa tjetër ( bashkëshortja) është VIP përmbi VIP-a brenda saj. ( Qesh)

- Je babai i dy vajzave të bukura. S‘ke menduar për një çun gjithë këto vite?

- Vajzat më dhurojne kënaqësi, më bëjnë mjaft të lumtur dhe krenar, kështu që nuk e kam ndjerë mungesën e djalit.

- E ke marrë një ndër kënaqësitë e mëdha të jetës, atë të të qenit gjysh?

- Jo, akoma. Shpresoj në

2015-n do jem gjyshi Filiz.

- Si ka mundësi Behar që ke shpëtuar pa hapur një biznes tëndin, apo e ke dhe unë nuk kam hetuar siç duhet?

- Jo, deri më sot, nuk kam, por shpejt do kemi të reja në këtë fushë... të biznesit, gjithmonë.

- Nëse paraditet janë të zëna me punë, po mbasditet, me çfarë janë të zëna?

- Me familjen dhe shoqërinë. Nuk duhen lënë pas dore...

- Lidhjet me Dibrën vazhdon t‘ i kesh?

- Ooooo shumë. Nuk shkëputem dot nga vendi im i lindjes. E adhuroj Dibrën! I dua shumë dibranët!

- Nëse një shkodran të tana i ban; po një dibran, çfarë bën?

- Nuk len gjo pa bo... jep mend, bën salep, bën hallvë...

- Si ka mundësi që nuk e heq kurrë buzëqeshjen nga sytë? Na e thuaj sekretin...

- Sekreti?! Rrethohem nga njerëz që më japin energji pozitive e që më bëjnë të lumtur.

- A ndodh të nxehet Behari në punë?

s‘ ma- Natyrisht...merr asnjë E seriozisht.keqja është se

- Facebook- un e nget nga një çikë, apo jo?

- Rrallë, shumë rrallë.

- Dhe meqë jemi te ngarja. Me makinën, si i ke marrëdhëniet, të pëlqejnë makinat?

- Shumë. Po të mundem, i ndërroj çdo vit. Makinën… jo gruan! ( Qesh)

- Cila ka qenë gjëja më e bukur që të ka ndodhur 5 vitet e fundit?

- Harmonia në familje, vajzat që rriten dhe realizohen në kërkesat që kanë. A ka gjë më të bulur se kjo?!

- Çfarë muzike i pëlqen Behar Merës? Ke një këngëtar të preferuar?

- Muzika e viteve ‘ 60-‘ 70. Të preferuarit e mi janë ABBA, Skorpions dhe Bitëlls.

- Në dasmat e fisit, a të kërkojnë gjithnjë që t‘ u tregosh ndonjë gjë për të qeshur?

- Natyrisht. Mezi presin të futem në sallë. E bukura është se fillojnë me qesh akoma pa e hap unë gojën.

- E gjithë Tirana në fund-

S‘kam ku shkoj, m‘i ka fut këmbët në një këpucë. Patjetër që është shenjë e mirë; bashkëshortja është fat në jetë!

javë ngrihet e ikën diku në breg të detit. Po ti, ç‘ bën?

- Deti ka qenë dobësia ime që nga rinia e deri më tani. Së fundmi, siç duket, mosha bën të veten, më tërheq më shumë klima malore. Kështu në fundjava nuk përtoj që, bashkë me familjen, të udhëtoj orë të tëra për të vizituar zona të ndryshme malore të Shqipërisë. Ndihem shumë i relaksuar dhe mbushem me energji pozitive pas një fundjave në këtë klimë.

Duket sikur vitet nuk bëjnë përpara për Behar Merën. Është po ai që unë e mbaj mend qëkur isha fëmijë. Asnjë rrudhë nuk i shtohet, asnjë cep buzëqeshjeje nuk i hiqet. “Sekreti?! Rrethohem nga njerëz që më japin energji pozitive e që më bëjnë të lumtur”, shprehet Behari. Por aktori i qeshur i humorit, nuk e mban vetëm për vete humorin, ai e ndan me gjithë familjet shqiptare, çdo të shtunë, në spektaklin e humorit në Vizion Plus, “Al Pazar”. Roli i policit e ka përndjekur Beharin gjatë gjithë jetës së tij artistike dhe pikërisht Filiz Përleshi është një ndër personazhet më të dashur në “Al Pazar”. Dhe për policët, në këtë intervistë, Behari tregon shumë ngjarje të vërteta dhe barcaleta (që për policët nuk mungojnë kurrë). Ana tjetër e Beharit, është prindi dhe bashkëshorti dhe kur e pyet për gjënë më të bukur që i ka ndodhur vitet e fundit, ai përgjigjet: “Harmonia në familje, vajzat që rriten dhe realizohen në kërkesat që kanë. A ka gjë më të bukur se kjo?!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.