Alketa pa grim...

Intervista - - FAQE 1 -

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, pak ditë më parë, ka publikuar në faqen e saj në Instagram dy foto ku paraqitet pa asnjë grimë make up. Është hera e parë që e shohim Alketën ujë dhe sapun, të paktën me dëshirën e saj, pasi shpesh vajzat e ekranit i sheh gjatë gjithë kohës të grimuara. Ndër komentueset në foton e Alketës ishte dhe këngëtarja Miriam Cani, e cila ironizon vajzat e tjera të ekranit të cilat gjatë gjithë kohës qëndrojnë të grimuara: “Ah moj Alketa, po si s’të vjen turp që del pa make up në fytyrë? Po pse, kështu duhet të jetë femra? Si munde ta nxjerrësh fytyrën e vërtetë? Moj, turp të të vijë, se je edhe personazh publik... duhet t’i japësh shembull sidomos brezit të ri që femra kurrë s’duhet ta shfaqë fytyrën e vërtetë. Gjithmonë e fshehur pas një maske për të kompleksuar edhe ata që faktikisht ndihen rehat me veten dhe me atë çka shohin në pasqyrë çdo mëngjes, kur zgjohen! Dhe ajo që më habit është që ne të tjerat, pa lyer kemi lindur me qerpikë të gjata, buzët flakë të kuqe, kapakët e syve plot shkëlqim dhe një lëkurë si qelq, me një ngjyrë rozë te mollëzat... çudi që ti pa lyer, nuk dukesh ashtu! Më ke zhgënjyer toootalisht këtë herë, Alketa”, e përfundon Miriami ironinë e saj për vajzat e tjera. Dhe përgjigjja e Alketës, pasi e falënderon, ka qenë thjesht: “Për një moment, u ndjeva e turpëruar”. Ç’është e vërteta janë shumë të rralla herët kur i sheh femrat e ekranit të pagrimuara, pasi edhe në jetën e përditshme ato nuk i ndahen grimit, shpesh edhe të rënduar. Natyraliteti te vajzat, kryesisht ato të ekranit, është diçka e rrallë sot, ndaj edhe Miriami me Alketën bënë mirë që e bënë pjesë të ironisë së tyre këtë fakt.

Miriam Cani bën ironi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.